• |
ide | kryesore

PS dhe PD fajësojnë njëra – tjetrën për dështimin e negociatave për Reformën Zgjedhore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Është mbyllur pas gati 4 orësh pa një marrëveshje Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore. Opozita këmbëngul te identifikimi biometrik i zgjedhësve ndërsa mazhoranca thotë se nuk ka kohë dhe propozon që të forcohet kontrolli te komisionet.

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi tha pas mbledhjes se marrëveshja nuk u arrit pasi PS nuk hiqte dorë nga privilegjet kurse opozita ishte gati për konsesus.


“Ofruam konsensus për çështjet e rëndësishme. PS nuk ishte gati. Opozita nuk heq dorë nga garancitë për votën e qytetarëve shqiptarë dhe për një proces zgjedhor që krijon legjitimitet për të gjithë aktorët.

Do të vijojmë punën për konsensusin dhe presim nga PS të jetë gati. PS do që të mbajë privilegjet dhe të kapë komisionet apo KQZ-në. Boshllëqet që ata duan të lënë janë të mëdha. Falënderoj kontributin të partnerëve ndërkombëtare në përpjekjet për të gjetur kompromis. Kemi bërë koncesionet tona por PS nuk hiqte dorë nga privilegjet e qeverisë mbi procesin zgjedhor.

Le t’i lëmë PS kohë të kuptojë se KQZ nuk do jetë ai institucion që është pronë e saj. Jemi para një modeli të ri, por nuk mund të jetë pronë e PS. Le të kuptojë që procesi i administratës, ngritja e një administrate që garanton depolitizimin nuk mund të jetë false me komisionerë të maskuar. Gjithsesi kompromisi do arrihet shumë shpejt”, – tha Bylykbashi.

Ndërsa përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri tha se qeveria ka pranuar shumë kërkesa të opozitës, por shkak për mosarritjen e një marrëveshje janë bërë kërkesat e minutave të fundit të opozitës.

“Të gjithë çështjet që kanë pasur problematikë jemi munduar t’i adresojmë dhe një pjesë të mirë të kërkesave të opozitës. Kemi gati një produkt të përfunduar me rekomandimet e OSBE/ ODIRH dhe të opozitës. Nuk mundet që pasi biem dakord dhe reflektojmë një pjesë të mirë të kushteve të opozitës, të fillohet të cedohet dhe të dilet me kërkesa të reja.

Nesër do të informoj Kuvendin, dyert dhe dritaret e komunikimit janë të hapura për opozitën për të mbyllur edhe ato pak gjëra. Ne kemi adresuar edhe kërkesat më serioze, që quheshin parakushte të opozitës.

Nuk më pëlqen diplomacia e megafonit, edhe kushtet e domosdoshme të tyre do i marrim parasysh që të adresohen rekomandimet e ODIHR. Miqtë ndërkombëtarë kanë inkurajuar dialogun. Ne kemi adresuar kërkesat që asnjë opozitë shqiptare nuk i ka menduar ndonjëherë në Shqipëri.

Do ta shikoni vetë dhe do të habiteni kur të dëgjoni që një pjesë e mirë të kërkesave janë adresuar, por paktet duhet të jetë e plotë që ne të adresojmë problemet e tyre, dhe t’i të mos heqësh dorë nga kërkesat absurde. Komisionarët do zgjidhen me short.

Ne jemi të hapur për të gjitha llojet e takimit dhe ne do të vazhdojmë punën, opozita është në të mirën e tyre që të na bashkëngjitet. Parlamenti është legjitim, i ka votat. Opozita e pranon vetungun, por nuk do vetting te zgjedhjet, s’ka asnjë argument logjik, – tha Gjiknuri. ©LAPSI.al

22 Comments

    1. E kuptoni o njerez…
      Keta tallin menderen me ne. Bejn sikur nuk e gjejn dote gjuhen, se na qenkan probleme shume te medha qe kan 20 vjet qe nuk gjejn dot nje formul per zgjedhjet.
      O JU TE AMBASADES AMERIKANE. VETEM TE JU KEMI BESIM.
      DILNI DHE THOJENI HAPUR DHE ME EMERA. ATA QE NUK DUAN TE EC PERPARA KY VEND.
      DUAM EMRA…. DUAM TE NA E THONI QART DHE PASTER. SE NA LODHEN ME LOJRAT E TYRE. E DUKE UA HEDHUR FAJIN NJERI TJETRIT.
      BOLL ME
      BOLL
      BOLL

      1. Cfare Ambasade, jane te gjithe vegla te Sorosit!

        Problemi eshte, si do qe te vertitet muhabeti, do ta luajte ca(se jane mjeshtra per teater), gjasme me dhimbje, por ne fund te fitoje serisht sulltani me poture alla-jokozuma. Se keshtu jane projektuar politikat e Sorosit.

        1. Keta eshte per ti kapur per veshesh , ti mbyllesh ne nje biruc 4m x 4m dhe thu thuash se nuk dalin qe andaj dhe nuk kane as buke dhe as uje per aq kohe sa nuk kane rene dakort per sistemin e zgjedhjeve.
          Keta kane 30 vite qe luajne te njejten loje . Kur une them po ti duhet te thuash jo , dhe anasjalltash. Nje here ti ne pushtet , pastaj vij une , dhe pastaj vjen ti prap..
          Dhe populli me gisht ne bythe.

      2. Po pse pret nga ambasada amerikane që të zgjidhë problemin e kontrollit të zgjedhjeve nga vjedhjet e abuzimet ?
        Mjafton që të marim vetëm kërkesën e opozitës që zgjedhjet të zvillohen me kontrollin biollogjik të votuesve.
        Kërkesa është që sejcili votues që hyn në qendrën e votimit, ti bëhet kontrolli biometrik i identitetit të tij, nëse ka votuar në ndonjë qendër tjetër, a është në listën e votuesve të gjallë apo është në listat e të vdekurve, a voton për vete apo në emër të gjithë familjes, a voton në emër të vetes apo të ndonjë emigranti që ndodhet mijra kilometra larg..
        Janë pikërisht abuzimet kriminale që janë bërë me votën në të gjitha zgjedhjet në Shqipëri, e veçanërisht në zgjedhjet e organitzara nga qeveria Rama.
        Përse nuk do Gjiknuri, komandanti i grupit të djemve problematikë që ndërhynte në qëndrat e votimit të Dibrës, që të realizohet ky kontroll ?.
        Nuk do ODIRI – thotë Gjiknuri
        Po kush qenka ky “person” qen e bir qeni me emrin ODIR që nuk dashka të identifikohen e kapen abuzuesit me votën ?
        A nuk është pikërisht ODIRI që denoncoi se në votimet një partiake lokale të qershorit, socialistët edhe duke qenë vetëm në zgjedhje bënë gjithë ato maskarallëqe me shtimin e votave për vete ?
        Apo me emrin ODIRI , Gjiknuri ka parasysh “presidentin” kalimtar të OSBE, Edi Ramën ?
        ” Nuk bien dakord palët” – komentohet kjo maskaradë e fundit e Ramës
        Po për cilët “palë” është fjala ?
        A nuk është “pala” që e kemi parë me sy e dëgjuar me veshët tanë në përgjimet e VOA e Bild që bëri masakrën zgjedhore në Dibër, ate të zgjedhjeve të përgjithëshme të 2017-s, apo votimet miste lokale të qershorit ?
        Duhet pranuar konsensusi e çdo njera “palë” duhet të lëshojë pe nga kërkasat.
        Po si mund të pranojë të tërhiqet opozita nga kërkesa e saj për transparencë e barazi në zgjedhje e të pranojë përsëritjen e po të njejtës histori, për të cilën u detyrua që të lëshonte mandatet ?
        “Është e kushtueshme që të pajisen të gjith qendrat e votimit me pajisje të kontrollit biometrik të votuesve” , ka paturpësinë të pretendojë “problematiku” Gjiknuri.
        Ndërka Rama vetëm për qejfet e tij, harxhon 100 mijë euro për të bërë një udhëtim me aeroplan “personal” në Paris, lere pastaj të përmendim mbi një miliard euro që ai ka ndarë nga taksapaguesit shqiptarë me oligarkët , për PPP e konçesionet haptazi abuzive.
        Me paturpësi gënjen Gjiknuri se opozita “në momentet e fundit” ka dalë me kërkesa të reja.
        Pikërisht për këto kërkesa “të reja” ka dy vjet që opozita i ka kërkuar me forcë, duke kaluar edhe në veprimin ekstrem të dorzimit të mandateve.
        Konsensuse mund të bëhen mes palëve politike për shumë probleme të sistemit zgjedhor, por kursesi nuk mund ti kërkohet një opozite të pranojë me “konsensus”, bashkëfajsinë në krim, të mbyllë sytë për krimet.

    2. O NINA SPIROKALI nuk ka nevoje per shkak. Konsensusi kerkohet sepse sistemi ka favorizuar mazhorancen dhe opozita kerkon ndryshime si edhe garanci per zgjedhjet e ardhshme. Ju policine e shtetit dhe KQZ e keni kthyer ne private te rilindjes. Si mund te behen zgjedhje ne keto kushte. Ju duhet te toleroni per cfare kerkon opozita si garanci. Edhe ik e futi shefit nje gojore tani me shpresen se sot nuk do ta nguli pirunin bytheve. Hajdee

  1. Ka vetem nje fajtor :Edvin Hajdut Rama !Nese nuk behet identifikimi biometrik i votuesve,do i vjedhe me tepri zgjedhjet monstra !E shikoni Shqiptare se çfare paloço njeri drejton kete vend ?!Per te shmangur konsensusin e mbremshem per kete gje,sot ia mbathi plehra ne France !Une jam larg,nuk e di se çfare ben Damiani ?!?!?!Ka frike nga zgjedhjet,eshte i ikur,dhe nuk do shkoje dosido por me keq se Gedafi !
    Ka nje pale qe nuk do zgjedhje dhe nuk ben zgjedhje,Edvin Rama dhe Partia Socialiste,apo mafia shqiptare ne pushtet ,kaq e thjeshte eshte !

    1. Ti je kar o shoku, dmth problemi se pse humb zgjedhjet PD eshte tek mos identifikimi biometrik i zgjedhjeve? Po kur ishte Ristani kryetar KQZ-je a kishte identifikim biometrik?
      Problemi eshte se asnje nga 2 partite e mutit (PD, PS) sduan te ndryshojne sistemin po e duan plot me militante qe ta kontrollojne e ta vjedhin. E ka loqe si puna jote qe mendon qe problemi ka ngel tek identifikimi biometrik i zgjedhjeve ah rrote kari qe te trajtojne partite me keq se dele

  2. Bashkepunim mazhoranc-politike per te penguar cdo reforme.
    Duket qarte qe keta mercenare luftojne vetem per interesat e tyre personale

  3. Po ai qe nuk paguan per nje ID duhet ti mohohet e drejta e votes? Ky rregull do penalizonte njerezit me te varfer dhe ata qe jetojne ne zona larg qyteteve si dhe emigrantet.

    1. Këtë hallin e pagesës së ID e paske more byrazer ?
      A thua edhe multimilionerët e PS këtu ta kenë hallin se nuk kanë para të varfërit të paguajnë ID ?
      E para u punës një qeveri e majtë që i thotë vetes socialiste, e ju del për zot të varfërve, fare thjeshtë mund tja japë gratis ID atyre që nuk kanë para të paguajnë.
      E së dyti, nëse gjatoshi kryeministër e kundërshtoi identifikimin bieomterik , nga ky “hall i madh” i parave, përse do të bënte udhëtim me avion personal që kushton 100 mijë euro ?
      100 mijë euro mjaftojnë për tju siguruar ID disa dhjetra mijë varfanjakëve që nuk e blejnë dot ate

  4. Per ato qe nuk do te kene mundesi te paguajne per nje ID( nga ato qytetare me te ardhura te dobeta familjare) ,le te paguaje qeveria,ky do te ishte investimi me i mire qe do te behet nese e kane seriozisht.

  5. Sot KM dhe PS jane padronet dhe padrinot e Shqiperise. Ata bejne me te cte duan, e zbathin e

    zhveshin e ndukin e cndukin e perdhunojne dhe e shfrytezojne per interesat e veta si tu doje

    kokrra e qefit. Bijte dhe bijat e saje ne kerkim te fatit individual placka po e braktisin ne mase duke

    e lene Nenen Shqiperi ne ne duart e horrave. Pjesa e mbetur jo perfituese nga placka eshte e

    dobet e pafuqishme, e pa organizuar dhe me nje opozite te mefshte ,te shantazhueshme dhe ndoshta

    te shitur. Ne keto rrethana, te kerkosh ndryshimin permes zgjedhjeve te organizuara nga vete padrinot

    eshte me shume se utopi, eshte marrezi. Ka vetem tre mundesi qe keta te hiqen dhe te shpetoje

    ky popull :
    – Vete Zoti me “marifetet” e veta
    – Nje telefonate nga nderkombetaret ku ti thuhet mjaft, qarte dhhe prere.
    – Ose…………………………..

  6. E vetmja rrugë për kthimin e kësaj pronësie tek populli është prishja e kësaj marrëveshjeje. Nuk ka rrugë tjetër përpos detyrimit për prishjen e kësaj marrëveshjeje siç bëri paraardhësi i juaj me reformën në drejtësi. Detyrojini të pranojnë sistemin danez me lista të hapura. Të jeni e sigurt se do t’a pranojnë se kanë shumë mëkate dhe tremben …

    Po në instancë të fundit le të provojnë “dashurinë” e popullit ndaj tyre siç e provoi edhe Ramiz Alia. I pari i vendit, komunisti doli ballë për ballë me një inxhinier dhe humbi… Kjo është demokracia!

    Le t’a provojnë ballë për ballë, Edi dhe Luli, Damiani dhe Bylykbashi, Taulanti dhe Monika, Spiropali dhe Albana Vokshi e kështu me radhë të gjitha këto figura groteske të politikës se çfarë përkrahje do kenë në popull? Kjo është “arena” e vërtetë e demokracisë. Kjo bie ndryshimin e madh që do populli dhe jo ajo që duan ata Edi dhe Luli…

    Nëse ata nuk duan dhe nuk i detyron dot se cenohet “sovraniteti” i vendit, atëherë le të bëhet referendum… Populli le të vendosë se kë do: listat e mbyllura apo “ndeshjen” ballë për ballë e të fitojë më i miri.

    Preteksti i “kohës” është thjeshtë lojë… këtë lojë duhet të zhbëni ju ambasadore, nëse doni të bëni një “sevap” për popullin shqiptar…, të shpëtojë nga kjo klasë politike kusare, vrastare e antihumane… të shpëtojë nga këto “shushunja politike”! .

    1. Kështu siç e shtron ti duke bërë njëlloj të gjithë “shushunja” klasën politike në Shqipëri, i bie që paskemi qenë mirë në kohën e diktaturës enveriste..
      Të gjithë të varfër esktremisht e të gjithë skllevër pa asnjë të drejtë njerëzore.
      Edhe në Danimarkë apo Hollandë me mbi 200 vite sistem demokratik, nuk mund të gjesh parti apo politikanë të përsosur e që nuk bëjnë asnjëherë gabime.
      Por në Shqipëri aktualisht kemi një kryeministër psikopat të cilit i është mbushur mendja se ai di gjithshka, ai është më i zoti i llafeve e punës, se populli (20% e tij në fakt) ja ka dhënë të gjithë tepsinë e pushtetit e ai mund të bëjë si ti dojë kokra e qejfit
      Ka 7 vite që për çdo ditë, javë e muaj ai në emër të 20% të popullit “socialist”, e ka shtuar orreksin e diktatorit për të marë në kontrollin e tij gjithshka, duke injoruar jo vetëm partitë e opozitës, por edhe 80% të shqiptarëve.
      Jo po edhe PD ka bërë veprime të gabuara në qeverisje.
      Por nuk ka asnjë fakt që qeveria e PD të ketë manipuluar zgjedhjet duke bashkëpunuar me bandat kriminale mafioze të trafikut të drogës, nuk ka snjë deputet, kryetar bashkie apo funksionar të lartë qeveritar të PD që të ketë qenë i dënuar për veprime kriminale në Europë, të ketë blerë vota tek shqiptarët e varfëruar me paratë e ndyra të trafikut të kanabisit.
      Gabime apo ndonjë veprim korruptiv ?
      Sigurisht që edhe në PD ka pasur të tilla por jo në përmasat e qeverisjes Rama.
      Ja po e zemë sipas teje që të gjithë politikanët e sotëm qenkan njëlloj, por nga cilët paske shpresë se mund të sjellin progresin demokratik e ekonomik në Shqipëri ?
      A mos duhet të sjellim partinë komuniste enveriste apo të sjellim në Shqipëri sistemin diktatorial komunist të Koresë së Veriut ?
      Tërësisht kontradiktor kur edhe i bën të gjithë njëlloj si “shushunja” politikanët shqiptarë edhe i vë përballë me emra politikanë të qeverisë e opozitës se cilët prej tyre do të “fitojnë”” më shumë vota.
      Propoganda që bën kundër të gjithë politikanëve njëlloj, është një thirrje e hapur që në Shqipëri të mos bëhen më zgjedhje, e në pushtet të qëndrojë shk…….sia e tij, mbreti Rama i parë, apo që në Shqipëri të rikthehet sistemi diktatorial enverist ?

  7. …. qe ne momentin qe opozita ka pranuar te ulet ne tryeze me “shoferin e furgonit te cunave problematike”, reforma eshte e deshtuar… Dhe si gjithmone Rama tall trapin dhe Lulin ha golin…. Dhe pastaj te mos mendosh qe Luli po ben lojen e Rames!?!?!

    1. Mvaret se nga çfarë këndvështrimi llogjik e sheh këtë “ulje të opozitës” me “shoferin e furgonit të djemve problematikë”.
      Asnjëhere opozita nuk ka pushuar së demaskuari e kërkuari nga drejtësia që Gjiknuri të thirret e të hetohet nga prokuroria për maskarallëqet që ka bërë.
      Përse harohet fakti se kërkesa që opozita të ulet për marëveshjen e reformës zgjedhore, ishte e vetmja detyrë që i kërkoi asaj Bundestagu gjerman si një nga 15 kushtet për fillimin e proçesit të integrimit ?
      Opozita ndonëse i ka përdorur edhe format e protestave masive e deri lëshimin e mandateve të parlamentit, asnjëherë nuk ka kërkuar heqjen e Ramës me kobure por vetëm me zgjedhje të regullta.
      Përmbysja e pushtetit me revolucion bollshevik, është mendësi komuniste e historia e ka provuar që pushtetet me dhunë janë ndruar vetëm për të kaluar në të ashtuquajturën “diktaturë të proletariatit”
      Europa perëndimore e bëri progresin e saj demokratik, vetëm me një sistem zgjedhjesh të lira duke respektuar vullnetin e popullit e jo me luftëra civile.
      A nuk u ngopët me gjakun e mijra viktimave të “revolucionit revanshist komunist” të 1997-s, që i kërkoni opozitës aktuale të vijë në pushtet me kobure ?
      Në vënd që të rritej popullsia e Shqipërisë, në këto 3 dekada është zvogëluar e përgjysmuar, pikërisht se akoma në mendjet e shqiptarëve trushpëlarë nga propogandat komuniste, është fiksuar marrëzia se pushteti meret me pushke e mbrohet me pushkë

  8. Po cfare ka te veshtire qe te ndryshohet nje sistem qe nuk ka prodhuar drejtesi dhe zgjidhje.
    Te kalohet ne perfaqesim te drejtperdrejte te popullit, pra ne sistemin Mazhoritar. Njerezit duhet te zgjedhin ate qe duan ata ti perfaqesoje, jo ata qe u caktohen nga te tjeret. Keshtu kane rast te testohen nominalisht edhe ata qe na paraqiten si elita.
    Asnje financim nga shteti per fushata. Pse duhet te paguajme ne per ambicjet e tyre? Le te financohen nga fondet e Partive te tyre dhe te publikohen bilancet, jo ti kontrolloje KQZ por te publikohen. Kush ka financime te fshehta te skualifikohet automatikisht, financuesit ti sekuestrohet prona e te kaloje ne ndjekje penale ne se ka shkelur rregullat (si Palla me fushaten e Obames)
    Identifikimi te behet biometrik. Sa do te kushtoje 10 milione, 30 milione? Asgje, qeveria i jep V. Nushit 60 milione pa bere asgje. Ose le te na ndihmojne “miqte”, per kur i kemi?

  9. Ne Shqiperi kan mbetur delet e trullosura nga droga e Edi derrr hajdutit pranfaj ky idiot tallet me Shqiptaret po cohuni njiher dhe zhdukeni kete rac te poshter bejeni si ne Rumani da seshte vone

  10. KURVA SHAN KARAKURVEN PER NDERSHMERI , JO 100 POR 101. ROPT KU TI KENI TE GJITHE .
    NJE BRAVO RUDINES , NDERSA TE TJEREVE ROPT DHE FISIN KU TA KENI .

  11. E vetmja rrugë për kthimin e kësaj pronësie tek populli është prishja e kësaj marrëveshjeje. Nuk ka rrugë tjetër përpos detyrimit për prishjen e kësaj marrëveshjeje siç bëri paraardhësi i juaj me reformën në drejtësi. Detyrojini të pranojnë sistemin danez me lista të hapura. Të jeni e sigurt se do t’a pranojnë se kanë shumë mëkate dhe tremben …

    Po në instancë të fundit le të provojnë “dashurinë” e popullit ndaj tyre siç e provoi edhe Ramiz Alia. I pari i vendit, komunisti doli ballë për ballë me një inxhinier dhe humbi… Kjo është demokracia!

    Le t’a provojnë ballë për ballë, Edi dhe Luli, Damiani dhe Bylykbashi, Taulanti dhe Monika, Spiropali dhe Albana Vokshi e kështu me radhë të gjitha këto figura groteske të politikës se çfarë përkrahje do kenë në popull? Kjo është “arena” e vërtetë e demokracisë. Kjo bie ndryshimin e madh që do populli dhe jo ajo që duan ata Edi dhe Luli…

    Nëse ata nuk duan dhe nuk i detyron dot se cenohet “sovraniteti” i vendit, atëherë le të bëhet referendum… Populli le të vendosë se kë do: listat e mbyllura apo “ndeshjen” ballë për ballë e të fitojë më i miri.

    Preteksti i “kohës” është thjeshtë lojë… këtë lojë duhet të zhbëni ju ambasadore, nëse doni të bëni një “sevap” për popullin shqiptar…, të shpëtojë nga kjo klasë politike kusare, vrastare e antihumane… të shpëtojë nga këto “shushunja Politike,lulush behu burre dhe thuaj shpellkareve qe salih karaxhic berisha nuk na lejon te bejme marveshje per ref zgjedhore

  12. Perderisa varferia eshte ulur kembekryq, dhe shtylla kurrizore eshte perkulur shume . Ata qe nuk kane asgje, do e shesin voten , derisa t’ju ofrohen per ta blere ate. Vec ate kane ne dore . Dhe ata qe blejne vota , perseri do e bejne kete, si me ket sistem , dhe me sistemin danez. Nuk me mbushet mendja qe populli do zgjedhe kandidatin me te mire. Ne fillim do zgjedhe partine , pastaj ate kandidat qe e ka paguar. Prandaj kot qe lodhen keta te huajt. Perderisa i njohin zgjedhjet me gjithe problematikat qe kane evidentuar vete, cfare presin te beje ai fshatari qe merr ca leke per voten familjare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu