• |
ide | kryesore

Nuk do ti rinovonin kontratën: Jonuz ikën sapo i përfundon, lë në baltë Vllazninë

-Instant, F1, Sport



Dicka luhej në prapaskenë tek Vllaznia, problemi i vetëm është se Mirsad Jonuz e kuptoi, duke bërë gati valixhet befasisht, e duke e lënë tashmë në vështirësi skuadrën shkodrane. Kuqeblutë e gjejnë veten pa trajner, në pikën delikate të sezonit, ku rrezikojnë të precipitojnë shpejt në zonën e playout. Sipas asaj që filtron nga brenda klubit, drejtuesit shkodranë nuk kishin ndërmend ta rinovonin kontratën me teknikun, që sapo e kuptoi tendencën e bëri kontratën të vlente: praktikisht ajo përfundonte në 31 maj dhe Jonuz u ndje i lirë të shkëpuste mardhëniet.

“Unë kam njoftuar zyrtarisht klubin se më ka përfunduar kontrata më 31 maj. Pas ndeshjes me Flamurtarin, ku ne fituam me rezultatin 3-1 vendosa që të largohem. Kam bërë më të mirën time aty dhe shpresoj të jenë të kënaqur me punën time, por nuk mundesha më. Sinqerisht nuk mundesha më”, ka thënë Mirsad Jonuz për Panorama Sport. Një ikje që në fakt e ka kapur në befasi Vllazninë, duke qenë se në Shkodër e prisnin të mbërrinte nesër nga Maqedonia për të drejtuar më pas skuadrën në sfidën me Lacin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *