• |
ide | kryesore

PAMJE TE RENDA/ Del video e vrasjes së 2-fishtë në hotelin e Kurbinit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Publikohen pamje nga momenti i vrasjes së dyfishtë në Kurbin, ku viktima mbetën Paulin Marku (Gjergji) dhe Bujar Lika (Hasani).

Ngjarja ndodhi në hollin e një hoteli në aksin rrugor Lezhë – Mamurras afër kryqit të Gjormit.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, vrasësi hyn brenda hotelit me një pelerinë që mban mbishkrimin policia, ndërsa mban në dorë një kallashnikov.

Sapo vihet re nga viktimat, nis një përplasje me armë nga të dyja palët ku duket qartë se i plagosur mbetet edhe atentatori.

Bujar Lika humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Marku në spital. I plagosur në këtë ngjarje ka mbetur 21-vjeçari Kreshnik Tusha i cili po mbahet i arrestuar nga policia.

Ai e ka mohuar akuzën se është përfshirë në ngjarje dhe se është plagosur gabimisht pranë vendit të ngjarjes. Ende policia nuk ka një informacion zyrtar për ngjarjen dhe as ndonjë motiv konkret për të. ©LAPSI.al

Ky është biznesmeni Paulin Gjergji që vra gjatë atentatit në Laç ...
Paulin Gjergji

Bujar Lika



7 Comments

    1. E ke gabim.ata e ruajten gjakftohtesine edhe pse iu plagos shoku.nuk i kap Paniku ne asnje moment.dhe te mendosh qe vrasesi eshte vetem 21 vjec!!!Shume skuader e frikshme!

  1. EDI RAMA DHE SANDER LESHI ,THOJN PO BEJM SHTET ,KURSE YMER GELBAZA KELLIRA I SHKOJ JETA DUKE E PERJCELLUR ARMINA MEVLANIN DHE GRIDA DUMEN ME TE DASHURIT E TYRE,

    1. Doli dhe ky trapi qe ben propaganden e SHQUPIT ne cdo lajm.
      Hik o kar se te hiku jeta duke share Meron dhe Rilindjen . Mos e humb jeten para kompjuterit duke komentuarcdo lajm.

  2. Vrasesit nuk jane si rambo dhe nga 2 metra si neper filma. Keta te marrin erzin qe duken si macoke lagjje. Gjakftohte te papare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *