• |
ide | kryesore

Berisha nxjerr SMS: Laçi nën terror, po vriten djem të pafajshëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për atentatin e fundit në Milot, e po ashtu ka ndarë edhe mesazhin e qytetarëve që kanë dëshmuar skenën e krimit. Në postimin e tij, Berisha shkruan se qyteti i Laçit është në pushtetin e bandave dhe se qytetarët e thjeshtë janë të tmerruar nga grupet kriminale që operojnë në qytet.

“Qyteti është në sundimin e plotë të bandave vrasëse të lidhura me qeverinë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe terrorin e bandave të qeverisë në këtë qytet. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

“Doktor mirëmbrëma! Të shkruaj pasi jam shumë e shqetesuar, jemi të terrorizuar me çfarë po ndodh me grupet kriminale. Kanë bere terror ne qytet. Kane plagosur nuk e di sa. Ketu nuk ka me siguri për jetën doktor. Po vrasin djem te pafajshem, po marrin mbare kriminelet. Dikush duhet te flase doktor, një grup i rrezikshem po mbrohet nga Rama dhe nuk po pyet për askend,“-shkruan Berisha në postimin e tij.



7 Comments

  1. do anetaresohemi drejt brukselit thote palla ke zone e lire klan

    anetaresohem ne o palle dhe jo drejt

    1. Laçjanet e mamurrsit banda te PS? =ha ha ha. Ata jane te gjithe me PD. Laçjanet dhe mamurrsit te pafajshem? =Kane qene dhe jane bandaxhinj e kriminele..

  2. Ky perfundimisht nuk bon mo. Keta qe po vrasin po godasin vetem objektivet qe kane (dmth kriminele rivale me njeri tjetrin ). Deri me sot sic rezulton nuk ka viktima nga qytetaret por halet po kepusin njeri tjetrin, dhe ky qelbesire shqetesohet. Ishalla eshte si varianti i frances vitet 1970-1985 kunder mafias italiane dhe franceze… Korsika… kush ka lexuar e kupton…… Me pak fjale po pastrohet muti qe na kishte dale rrugeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *