• |
ide | kryesore

Grupi i PPE dorëzon amendament për Ballkanin Perëndimor: Shqipëria të përmbushë 15 kushtet para Konferencës Ndërqeveritare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Grupi Parlamentar PPE dorëzoi sot një amendament për rezolutën mbi Ballkanin Perëndimor e cila miratohet këtë javë në plenaren e Parlamentit Europian.  Rezoluta e hartuar nga eurodeputeti kroat, Tonino Picula është e përgjithshme dhe nuk përmend kushtet të cilat BE i caktoi Qeverisë Rama në mars 2020.

Amendamenti mban firmën e eurodeputetes, Kinga Gàl, raportere e PPE për këtë rezolutë me kërkesën e raporterit për Shqipërinë, David Lega e me pëlqimin e koordinatorit Michael Gahler, cilëson se Parlamenti Europian: “Thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare”

Në një konference shtypi në kryeministri në 6 qershor Edi Rama nuk foli për 15 kushtet e Bashkimit Europian, kërkesa të udhëhequra nga Gjermania, Franca dhe Holanda.

Tre ditë më vonë, Kryeministri ishte i pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit, por edhe në këtë takim Rama foli 25 minuta në përgjithësi mbi Europën, bujqësinë e aplikacionin e-Albania, por nuk i përmendi 15 kushtet. Krejt ndryshe nga Meta e Ruçi u fokusuan seriozisht që tek këto kushte.

Reagimi nuk vonoi, fillimisht Grupi Parlamentar i PPE përsëriti me 12 qershor një deklaratë te para dy ditëve duke investuar edhe nënkryetarin Kovacev krahas titullarit për politiken e jashtme Gahler. Aty përmendeshin disa herë 15 kushtet dhe listoheshin veçantë ato më pikantet: dënimi i votëblerësve, anulimi i ligjeve për median, nevoja për zgjedhje vërtet të lira e të ndershme si edhe anomalia e madhe e pushteti lokal.

Deklarata e quan se kjo situatë se bie ndesh me nocionin baze të demokracisë plurale dhe vë në dyshim ligjshmërinë e tyre; si dhe përsërit kushtin e BE dhe të Bundestagut që kjo të sqarohet sa më parë. Synimi sipas PPE është përsëri mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për bashkitë, mundësisht në një ditë me ato parlamentare mundësisht në pranverën e ardhshme.

Javën e shkuar u mësua se qeveria kishte hequr nga plani i punës për integrimin europian kushtin “procedimi penal i votëblerësve”, por Grupi PPE inicioi të hënën, 15 qershor, amendamentin për 15 kushtet. Planin e punës e paraqiti Rama më 9 qershor në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian.



3 Comments

  1. C’e ka gjetur kete km tone! Studentet ne greve. Maturantet ne protesta. Covid 19 ne sulm si asnjehere tjeter dhe kapacitetet testuese te mjekesise falas duket se nuk ia arrijne te testojne te gjithe. Njerezit qe kerkojne asistence sociale apo page lufte. Ekonomia ne pikiate. PPP-te qe nuk mund te anullohen. Oligarket qe vetem iu rritet oreksi dhe nuk duan t’ia dine. Kundershti per shembjen e Teatrit jo vetem nga Shqiperia, por edhe nga nderkombetaret. Problem me sistemin zgjedhor. EcoTirana nen hetim per pastrim te parave te Ndragheta. Sekretari amerikan i shtetit del e uron per arritjen e marrevshjes sikur te ishte shmangur nje lufte boterore , pra kercenon te gjithe ata qe jane kunder marreveshjes. Tani edhe keta europianet te cilet kerkojne qe te denohen njerez shume afer tij per krime zgjedhore. I forte eshte qe duron. Kushdo tjeter do kishte vrare veten. Bravo z. Km! Qendro i forte per hater te Elises dhe Taulantit se edhe ata i merr lumi po ike ti dhe nuk dihet ku i perplas. Futja njecike lalit, e po munde rrasja atij krimet zgjedhore dhe beje kurban si Enveri dikur shoket e tij te afert. Jepi z. Km dhe mos u dorezo. Qente le te lehin karvani ecen perpara apo jo? E ka thene E. Hoxha qe para nja 60 vitesh kete shprehje. Pastaj armiqte te urrejne se ta kane friken sic e kishte moton Ali Pashe Tepelena dhe njelloj si Enveri, ata qe te kane ne gryke te pushkes, mbaji ne gryke te topit. Te na rroje partia dhe marrc nga ditet e te gjithe rilindoreve e kryesisht nga ditet e atyre qe komentojne nga bodrumet

  2. nje dore e vetme i ka krijuar per te mbajtur popujt ne ersire papunsi komflikte vrasje luftra dhe varferi..ja kan dal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *