• |
ide | kryesore

Tjetër person humb jetën nga Covid, shkon në 45 numri i viktimave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 62 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga COVID19, megjithë përpjekjet e mjekëve, terapisë medikamentoze intensive, pavarësisht se nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese. Mësohet se 62-vjeçari ishte shtruar prej dy javësh në spital, dhe kishte 10 ditë në terapi intensive, i intubuar.

Nga fillimi i epidemisë, 45 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Aktualisht janë të shtruar mbi 80 pacientë në shërbimin infektiv dhe janë mbi 790 raste aktive me COVID19 në vend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *