• |
ide | kryesore

Sarri i detyruar të aktivizojë Buffon për shkak të rekordit: kundër Genoas portieri kalon Maldinin

-Instant, Sport



Gianluigi Buffon është gati të bëhet lojtari më me shumë prezenca në Serie A. Nëse, sic duket, nesër do të zbresë në fushë nga minuta e parë kundër Genoa, portieri 41 vjecar i Juventus do të arrijë kuotën 648 prezenca në Serie A e do të kalojë kështu Paolo Maldini në krye të kësaj renditje speciale. “Motivi për të cilin vazhdoj të luaj është se mund të dhuroj së bashku me shokët e këtë shoqëri akoma shumë emocione të bukura, që vlen ti jetosh – ka thënë portieri pas ndeshjes me Sampdorian, kur kishte arritur milanistin -. E ardhmja? Lë jetën të më tregojë rrugën. Në këtë moment do ti haja hakun vetes nëse do të mendoja të tërhiqesha, sepse ndihem një pikë referimi, pavarësisht ndeshjeve që luhen”. E në fakt rinovimi i kontratës duket fare pranë.

Një karrierë e nisur në 19 nëntor 1995 me një rrjetë të paprekur në ndeshjen e debutimit kundër Milan; debutimi në Serie A në moshën 17 vjec e 295 ditë në një Parma-Milan 0-0. Nga dita e debutimit në atë të sfidës në shtëpinë e Genoa kanë kaluar më shumë se 24 vjet e nesër Buffon mund të arrijë kuotën 648 ndeshje në Serie A e të futet përfundimisht në legjendë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *