• |
ide | kryesore

Covid ka pësuar mutacion, është bërë më ngjitës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Koronavirusi ka pësuar mutacion, që përhapet më shpejt. Mirëpo, nuk ka mutacione kaq të rënda sa mutacionet e mëparshme të virusit.

Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën mjekësore “Cell”, dhe ndan informacione për sekuencat gjenetike që kanë treguar një lloj mutacioni të versionit fillestar të virusit që po bëhet më dominant.

Shkencëtarët jo vetëm që kanë kontrolluar sekuencat gjenetike, por edhe kanë kryer eksperimente që përfshijnë njerëz, kafshë por edhe qeliza.

Ata e emërtuan “G614” mutacionin e ri të virusit dhe theksojnë se forma e re, më e zbutur, e koronavirusit është përhapur nga Europa për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është më dominuesi, sa i përket infektimit të personave”, shprehet Erica Ollman Saphire, e cila ishte pjesë e ekipit ndërkombëtar kërkimor.

Ekspertë të shëndetit kanë zbuluar se koronavirusi pëson mutacione shumë më ngadalë se viruset e tjera, si psh ai i gripit.



4 Comments

  1. ky eshte problem i madh per krijimin e vaksines.. Se per sa kohe behet vaksina bazuar ne virusin aktual.. mbas 6 muajsh ai ka ndryshuar gjenetikisht.. dhe vaksina nuk vlen me .. duhet nje vaksine e re per virusin e ‘ ri’ .

  2. Pordh me rigon, komshija ime e pati, dhe asnjë nga familja e saj nuk e mori.
    6 veta me një shtëpi vetëm ajo e kaloj.

  3. Akoma mban shprese tek vaksina? Edhe per gripin sezonal ka vsksine por efikasiteti i saj eshte thuajse 0. Cdo vit vdesin 650 000 njerez nga gripi, sipas OBSH.
    Kush do ta beje kete vaksine, keta qe na genjejne duke na thene se eshte virus i ri, i panjohur kur eshte zbuluar qe me 1960 dhe kane kaluar rreth 20 vjet nga epidemia e SARS qe eshte shume pak i ndryshem nga ky virus. Kujto se ky quhet ndryshe edhe SARS-2.
    Na thane se me rritjen e temperaturave do te paksohet, po ndodh e kunderta. Na thane se fajin e kish Kina qe e mbajti te fshehte per nje a dy muaj. Po tani qe kane kaluar mbi 6 muaj qe nuk eshte i fshehte, c’fare po bejne?
    E gjithe shendetesia boterore, jo kjo jona se nuk e fut njeri ne hesap, tregoi se eshte nje flluske sapuni, se jane te afte vetem te bejne para duke mashtruar njerezit ose max te bejne kirurgji estetike.
    Nga keta pret te te japin zgjidhje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *