• |
ide | kryesore

“I kapa me shkelma, por tani dukem si boksier”: Cellino tregoi grushtat me grabitësit e orës

-Instant, Sport



Massimo Cellino, presidenti i Brescia, ka në fytyrë shenjat e dukshme të konfrontimit me dy keqbërësit, ndërsa përbrenda tërbimin për agresionin e të dielës pasdite në Padenghe sul Garda. Objektivi i grabitësve ishte ora, një Patek Philippe. Cellino arriti ta shpëtojë orën, por ka marrë një goditje në hundë, kur u përplas me derën e makinës që kishte mbetur hapur. “Nuk është frakturë — ka treguar për Corriere della Sera —. Dukem si boksier, jam i enjtur e kam dhimbje. Erdhi një mjek në shtëpi e ma rregulloi. Isha shumë i nervozuar, as nuk e kisha kuptuar që isha vrarë, e kuptova kur u ktheva në shtëpi, që kishte dicka që nuk shkonte, nga fytyra e gruas kur më pa. Isha gjithë gjak në fytyrë e me dhimbje në hundë. Nuk e kujtoj as momentin kur u vrara, isha kaq nervoz sa hipa në makinë dhe ika pa bërë as denoncim”.

AGRESIONI— Cellino shpjegoi se kishte vajtur në supermarket përtë marrë bateri për kitaren elektrike. “Isha në makinë e pashë para meje një me motor, me kaskën në serbator e maskë në fytyrë, ndërsa kur ndeza makinën dhe u hapën pasqyrat, pashë një tjetër që erdhi nga pas me kaskë në dorë. Pata kohë të reagoj, të kthehesha e të kapja kaskën për të evituar që të ma jepte kokës”. Presidenti i Brescias tregon si e goditi me shkelma bashkëpunëtorin. “Më thoshte në frengjisht të ndaloja”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *