• |
ide | kryesore

OBSH paralajmëron për shpërthim të madh të koronavirusit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se Afrika mund të ketë shpërthime të rasteve me koronavirus, shumë më të mëdha sesa sugjerojnë numrat e tanishëm.

“Jam shumë i shqetësuar se do të shohim hov të sëmundjes në Afrikë”, tha shefi i emergjencave pranë OBSH-së, Michael Ryan.

Deri më tani, kontinenti ka arritur të mos bëhet vatër e koronavirusit.

Atje janë konfirmuar mbi 725,000 raste pozitive dhe rreth 15,000 viktima.

Por, numri i rasteve në Afrikën e Jugut, shtetin më të goditur të kontinentit, mund të shihet si paralajmërim për atë që mund të ndodhë në pjesën tjetër të Afrikës.

Në Afrikën e Jugut janë konfirmuar mbi 370,000 raste pozitive dhe 5,000 viktima.

“Kjo nuk është vetëm një thirrje zgjimi për Afrikën e Jugut. Duhet ta marrim shumë, shumë seriozisht atë që është duke ndodhur në Afrikë”, tha Ryan.

Koronavirusi, i cili shkakton sëmundjen COVID-19, ka prekur mbi 14.7 milionë njerëz në gjithë botën.

Prej tyre, mbi 609,000 kanë vdekur dhe mbi 8.2 milionë janë shëruar.



3 Comments

  1. Plaset qe ta coni edhe ne Afrike. Ka qe nga fillimi i ketij filmi me “pandemi” qe kjo organizate e pavlere paralajmeron per “shperthim” ne Afrike. Deri tani kane dale bllof. Mbase se fundmi e kane gjetur edhe menyren si ti infektojne edhe ata afrikanet e shkrete qe mezi po ja dalin edhe pa kete virus.
    Bravo OBSH.
    Me ne fund po i justifikon parate qe te japin.
    Me qe ra fjala, a ka ndonje shpjegim kjo organizate pse vendet me te zhvilluara, qe presupozohet te jene edhe me te trainuara e te paisura, me kushte higjenike me te mira, kane rastet me te shumta?
    Vazhdoni bjerini fyellit me “lani duart me sapun”.

  2. Na plasi kari se ca do behet ne Afrike. Keta po shkaterrojne jetet e njerezve ne mes te Europes ju thoni Afrika. Do vazhdoje me dekada thane shkencetaret anglez sot ne parlament pa na shpjeguar nese rrugezgjidhja qe propozojne eshte qe te rrime nga dy metra larg me te gjithe per dekadat ne vazhdim apo jo. Qelbsirllek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *