• |
ide | kryesore

‘La Casa De Papel’ nuk do të ketë një sezon të ri

-Instant, Paparazzi, Slider



“Money Heist” ose i njohur si “La Casa De Papel”, është seriali spanjoll i cili ka pasur një sukses  ndërkombëtar falë Netflix.

“La Casa De Papel” po bëhet gati për një sezon të pestë, ndërsa xhirimet kanë nisur.Ka qenë aktori në rolin e “Profesorit”, Alvaro Morte, i cili ka konfirmuar lajmin e rikthimit në llogarinë e tij në Instagram.Ai ka ndarë një foto nga prapaskenat e xhirimeve, ndërsa krahas saj shkruan:“U riktheva! Profesori u rikthye!”, duke gëzuar fansat e këtij seriali.Mirëpo, lajmi i keq është se sezoni i pestë do të jetë edhe i fundit për serialin “La Casa de Papel”.Prodhuesi ekzekutiv Alex Pina ka bërë të ditur se nuk do të ketë një sezon të gjashtë, ndaj fansat duhet të shijojnë këtë të fundit dhe të “çmallen” me personazhet e tyre të preferuar

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *