• |
ide | kryesore

Motrat binjake Brie dhe Nikki Bella, nëna në të njëjtën kohë

-Instant, Paparazzi, Slider



Motrat Nikki dhe Brie Bella, të njohura edhe si The Bella Twins, sollën në jetë fëmijët e tyre, në të njëjtën kohë, pothuajse në të njëjtën ditë.

Nikki Bella njoftoi se ajo dhe partneri i saj, Artem Chigvintsev, u bënë prindër të një djali. Sipas postimit të saj në Instagram, djali, emri i të cilit nuk është zbuluar ende, erdhi në jetë më 31 korrik. “S’mund të jemi më të lumtur dhe më të dashuruar,” shkroi ajo. Bella dhe Chigvintsev u takuan për herë të parë në vitin 2017 në “Dancing with the stars”. Asokohe, Bella ishte e fejuar me kampionin e WWE, John Cena, më të cilin u nda në korrik të vitit 2018. Nga ana tjetër, Brie Bella dhe bashkëshorti, Daniel Bryan, u bënë prindër për herë të dytë. “Është djalë. 1 gusht 2020,” shkroi ajo. Brie dhe Daniel kanë edhe një vajzë tjetër 3-vjeçare, Birdie Joe.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *