• |
ide | kryesore

Dita e gjykimit. Psg-Bayern, dy botë të kundërta: Neymar sfidon Lewandowski

-Instant, F1, Sport



Në stadiumin Da Luz po përgatitet festa: gjithcka është gati për finalen e Champions League, Psg-Bayern Mynioh dy botë të kundërta, për mënyrën si e kuptojnë futbollin, në konfrontim. Një shoqëri, ajo franceze, që mbërrin në finalen e saj të parë historike të Kupës së Kampioneve/Champions League pas kanë investuar më shumë se 1 miliard euro në më pak se 10 vjet, kundër një klubi, ai bavarez, i mësuar me këto skena, por me sytë që i mbajnë gjithnjë nga bilanci. Të pakrahasueshëm shpenzimet, por sigurisht më e thjeshtë për ta bërë me kualitetin teknik në fushë me sytë e të gjithëve të drejtuar nga sfida mes Neymar-Mbappé e Lewandowski-Gnabry, dyshet më prolifike të të gjitha kohëve në një edicion të vetëm të kompeticionit.

ÇFARË KA PSG KUNDËR
Një finale e paparë ajo në Da Luz e jo vetëm për modalitetet që kanë cuar skuadrat të luajnë trofeunmë të rëndësishëm në një Final Eight të gjithën luzitane. Për Psg e Neymar, Mbappé e gjithë të tjerëve, është një rast unik edhe pse peshorja nuk anon në krahun e tyre. Formacioni i Tuchel është në finalen e parë absolute në Champions League, duke u bërë skuadra e 41 që arrin në aktin përfundimtar të turneut. Gjashtë skuadrat e fundit në finalen e tyre të parë kanë humbur të gjitha. Vetë Tuchel ka tek Bayern Mynih kundërshtarin që e ka mundur më shumë në karrierë (19) e numrat e autoblindës bavareze në këtë edicion janë impresionues.

ÇFARË FAVORIZON BAYERN
Bayern Mynih, në fakt, vjen në këtë finale me një marshim prej 10 fitoresh në 10 ndeshje e 42 gola të shënuar, një mesatare prej 4.2 golash për ndeshje. Në skuadrën e Flick, që mori vendin e Kovac me sezonin të nisur e vjen nga 28 fitore në 29 ndeshjet e fundit zyrtare në sezon, shënojnë të gjithë e me lehtësi të madhe. 8-2 i fiksuar ndaj Barcelonës në cerekfinale është një tregues i qartë i momentit të formës së bavarezëve.

PIKAT E FORCËS SË PSG
Psg kundër Bayern është dicka që shkon përtej numrave e statistikave. Eshtë një roman për tu shkruar, një histori për tu improvizuar e treguar direkt në fushë nga protagonistët e një finale që nuk mund të jetë e parashikuar. Nuk është sepse Neymar ka rastin, pas disa vitesh, të marrë gjithë shkëlqimin mbi vete, duke dalë nga hija e dyshes Ronaldo-Messi e duke shoqëruar Psg drejt një arritje historike projektuar që me blerjen e tij. Është Mbappé që edhe pse disa vite më i ri ka të njëjtën ambicje e, paradoksalisht, mund të certifikojë statusin e tij të fenomenit e pasues i atyre të dyve, madje edhe para shokut të skuadrës brazilian. Të dy, nëse janë në mbrëmje, mund ti bëjnë keq Bayern Monaco duke shfrytëzuar hapësirat pas linjës difensive të lejuar nga skuadra e Flick në të gjitha ndeshjet, e Neymar – që i ka dy gola në finale Champions në karrierë, e di si bëhet.

PIKAT E FORCËS SË BAYERN
Nga ana tjetër është soliditeti i Bayern, mirëkuptimi dhe kompaktësia e skuadrës e me lojtarë që nuk tradhëtojnë në momentin e nevojës. Golat e Lewandowski (15), asist të Muller e veprimet e Gnabry bashkuar me shpejtësinë e pabesueshme të Alphonso Davies bëjnë pjesën tjetër, por ka edhe më shumë.

PRECEDENTËT MES PSG E BAYERN
Finale e paparë për këtë edicion të Champions League, duke qenë se dy skuadrat nuk janë konfrontuar kurrë në aktin përfundimtar të kompeticionit. Tetë janë në total precedentët mes Bayern Mynih e Paris Saint-Germain, gjithnjë në fazën e grupeve: bilanci është në favor të francezëve me pesë fitore, tre ndërkohë janë sukseset e gjermanëve, përfshirë atë në përplasjen e fundit mes tyre në dhjetor 2017.

FORMACIONET E MUNDSHME



1 Comment

  1. O lapsi i leshit

    Nuk eshte bayern monako por bayern munchen ose ose bajerni i mynihut, o injorante qe mbetet tu perkthy lajmet e te tjereve ,edhe ato cope cope perkthim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *