• |
ide | kryesore

Flick paralajmëron një tjetër goleadë në finale?: “Psg ngjan shumë me Barcelonën”

-Instant, Sport



Gjithcka gati në kampin e Bayern Mynih për finalen e Champions League e Hans-Dieter Flick e ka recetën për të mundur Psg: “Janë një skuadër e madhe e kanë lojtarë të shpejtë, do të përpiqemi të organizojmë mbrojtjen tonë. E dimë se forca jonë është ti vëmë nën presion kundërshtarët tanë”.

Gjermanët vijnë nga goleada me Barcelonën e nisin favoritë në këtë përballje në parashikime: “Në ndeshjet tona jemi munduar gjithnjë të imponojmë stilin tonë, duke luajtur me linjën të lartë. Kemi marrë rezultate, nuk do të ndryshojmë shumë këtë ndeshje. Kjo nuk duhet të na kondicionojë, por duhet të jemi gati për ti lejuar sa më pak hapësira kundërshtarëve tanë. I kemi parë parë gjithë ndeshjet e tyre dhe e dimë kualitetin që kanë, janë shumë të ngjashëm me Barcelonën. Kanë një ritëm të lartë dhe lojtarë të jashtëzakonshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *