• |
ide | kryesore

Nik Xhelilaj krah aktorëve më në zë turk

-Instant, Paparazzi, Slider
nik-xhelilaj-30866.jpg



Nik Xhelilaj aktualisht ka një karrierë  të suksesshme mes Turqisë dhe Gjermanisë në fushën e kinematografisë.Sezoni i ri televiziv rikthen në ekran aktorin e njohur pasi ai do të jetë pjesë e serialit më të ri që nis së shpejti transmetimin në televizionin publik TRT.Ai do t’i japë jetë një personazhi historik në serialin “Uyanış Büyük Selçuklu”, ndërsa do të jetë në rol dytësor në këtë produksion të ri të kinematografisë turke.

Nik ishte aktori i fundit që iu bashkua kastit, i përbërë nga emra të rëndësishëm të filmave turq.

Ndër to Buğra Gülsoy, Ekin Koç, Leyla Tuğutlu, Sevda Erginci, Gürkan Uygun, Mehmet Özgür, Osman Sonant, Hatice Şendil, İlker Kızmaz dhe Cemal Toktaş. Seriali që ka një buxhet gjigant, trajton historinë e fisit Selxhuk.

Nik Xhelilaj sërish pjesë e filmave turq!

Së fundi, ka qenë pjesë e serialit ‘Kryeqyteti Abdulhamid’, dhe po ashtu ka qenë pjesë e serialit ‘Qyteti i Humbur’ si dhe ka patur rol protagonist në serialin ‘Frymëmarrje’, serial në të cilin ishte anëtar i një organizate terroriste.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *