• |
ide | kryesore

Video/ Greqia feston në Prishtinë: magjia e Challandes ka braktisur Kosovën

-Instant, F1, Sport



Kosova e ka nisur në mënyrën më të keqe Grupin C të Ligës së Kombeve e pas barazimit befasues me Moldavinë pëson humbje edhe në Fadil Vokrri në Prishtinë kundër Greqisë me rezultatin 1-2. Tekniku Challandes, që duhet të bënte llogaritë edhe me mungesa të forta në radhët e skuadrës së tij, e ka parë veten në disavantazh pa nisur mirë loja, ndërsa vetëm dëshira nuk ka qenë mjaftueshëm. Siovas e ka bërë të pakthyeshëm rezultatin, edhe për një super gol si ai i Bernard Berishës që feston rrjetën e parë për Dardanët në ndeshjen e gabuar.

Helenët ia bënë rrugën në ngjitje Kosovës që në fillim, duke i ndëshkuar në Prishtinë me Limnios në minutën e dytë të ndeshjes. E coroditur prapavija e Dardanëve që lejoi dy konkluzione të njëpasnjëshme të grekëve, nga të cilat Ujkani mundi të shmangte vetëm të parën. E në kohën kur Kosova ishte në kërkim të barazimit, duke shkuar madje pranë me Zenelin e Halimin, Greqia shënoi golin e dytë në Fadil Vokrri, 6 minuta pas rifillimit të lojës. Siovas ndëshkoi prapavijën kosovare në minutën e 51, duke krijuar distancën e sigurisë.

Distancë e mjaftueshme në fakt për të mbajtur prapa Kosovën që tentoi, po ndoshta u kthye në lojë shumë vonë për të shpresuar për më shumë se ngushtimi i diferencës. 8 minuta nga fundi i ndeshjes së dytë të Nations League kundër Greqisë, në minutën e 82, Bernard Berisha shënoi një gol spektakolar, që megjithatë nuk e shmangu dot humbjen. Kosova është e fundit tashmë me Moldavinë, me të cilin barazoi në ndeshjen e parë, ndërsa Sllovenia e Greqia kanë 4 pikë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *