• |
ide | kryesore

Video e Cristiano Ronaldos teksa i kërkojnë të vendos maskën kthehet virale (VIDEO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Një nga ndryshimet e mëdha me të cilat njerëzit janë përballur prej muajsh tashmë është edhe mbajtja e maskave, si një mënyrë mbrojtjeje nga Covid-19.Në shumë vende ajo është bërë e detyrueshme, teksa vende të tjera janë ndërgjegjësuar në domosdoshmërinë e saj.Duke qenë se është një zakon i ri në jetën tonë, na ndodh shpesh që të harrojmë të vendosim maskat dhe mes nesh qenka edhe Cristiano Ronaldo.Mbrëmjen e djeshme Portugalia u përballë me Kroacinë në Ligën e Kombeve, por për shkak të një dëmtimi në këmbë, ylli portugez nuk mund të ishte pjesë e formacionit.Megjithatë, ai e ndoqi ndeshjen nga stolat e tifozëve, duke i dhënë zemër skuadrës, por harroi të vendoste maskën.E detyruar prej protokollit të sigurisë, njëra prej pjesëtareve të stafit i ka kërkuar atij që të vendosë maskën, kërkesë kjo e pranuar menjëherë prej tij.Kamerat kanë fiksuar këtë moment që po bën xhiron e rrjetit.

 

View this post on Instagram

 

Mask on, @Cristiano (via @esporteinterativo)

A post shared by ESPN FC (@espnfc) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *