• |
ide | kryesore

Më 20 Shtator do të ndalohet zyrtarisht TikTok në Amerikë

-Instant, Paparazzi, Slider



Administrata Trump ka deklaruar sot (e premte) se do të ndalojë njerëzit në SHBA të shkarkojnë aplikacionin më të famshëm të momentit, Tik Tok-un! Duke filluar nga e diela (20 shtator) në Amerikë nuk do të lejohet më shkarkimi i aplikacioneve të kompanive kinize, siç është Tik Tok dhe WeChat. Të dyja këto platforma përdoren nga më shumë se 100 milionë njerëz atje.

Bazuar në njoftimin e bërë nga “US Department of Commerce”, urdhri i ri do të ndalojë të gjithë shkarkimet e aplikacionit pas datës 20 shtator. Duke filluar nga 12 nëntori edhe përdoruesit ekzistues nuk do të munden më të shohin video në Tik Tok apo të jenë vetë aktivë në këtë platformë.

Të gjithë ata që e kanë Tik Tok-un në telefonin e tyre do të mund ta përdorin deri në 12 nënto. Ky vendim erdhi pas përpjekjeve të gjata për ta mbajtur larg Amerikës platformën e famshme kineze, me justifikimin se ky aplikacion është duke “kërcënuar sigurinë kombëtare, politikat e jashtme dhe ekonominë e SHBA-së”.

Deri më tani, Apple, Google dhe Tik Tok nuk kanë ende një përgjigje për vendimin e marrë. Më 22 gusht, TikTok tha se po planifikon të kundërshtojë Urdhrin Ekzekutiv të administratës Trump që kërkon ndalimin e aplikacionit në Shtetet e Bashkuara, duke shkuar në gjykatë. Kushti i vetëm me të cilin platforma mund të qëndrojë në TikTok është nëse blihet nga një kompani amerikane, por mesa duket platforma nuk ka vendosur të dorëzohet aq shpejt.

Madje, platforma e famshme i hodhi poshtë akuzat dhe pretendimet e administratës Trump, duke thënë se do të refuzonte të jepte të dhëna amerikane në Kinë edhe nëse diçka e tillë do t’u kërkohej.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *