• |
ide | kryesore

5 momentet epike të ‘Emmy Awards 2020’

-Instant, Paparazzi, Slider



Të dielën mbrëma  u zhvilluan Çmimet Emmy 2020. Edhe pse shfaqja këtë vit erdhi ndryshe duke respektuar masat anti Covid-19 , pati disa momente epike të spektaklit.

1.Zendaya u bë personi më i ri në moshë që fiton çmimin për aktoren kryesore në një dramë

Zendaya është gruaja e dytë me ngjyrë në histori, që fitoi një Emmy me çmimin “Aktorja më e mirë në një serial dramatik”. Viola David ishte gruaja e parë që fitoi në këtë kategori, për rolin e saj si Annalize Keating në serialin How To Get Away With Murder në vitin 2015.

 

2.“Schitt’s Creek” vendosi një rekord të Emmy

Shfaqja kanadeze , mori shtatë çmime, duke u bërë komedia/drama e parë që mori përnjëherë të gjitha çmimet e aktrimit në zhanër.

 

3.Pjesa më e madhe e çmimeve të aktrimit u fitua nga aktorë me ngjyrë

Nga 19 kategori totale interpretuesish, 10 u fituan nga aktorë me ngjyrë, përfshirë Uzo Aduba, Regina King, Yahya Abdul-Mateen II dhe Eddie Murphy.

 

 

4.I gjithë spektakli u filmua pa audiencë

5.Një test Covid-19 ndodhi drejpërdrejt në ekran

Prezantuesi Jason Sudeikis u pa duke kaluar një test të hundës për COVID-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *