• |
ide | kryesore

Maqedoni e Veriut/ 5 viktima dhe 135 raste të reja me koronavirus

Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka regjistruar 135 raste të reja me koronavirus, nga 1618 teste të kryera. Më së shumti raste janë regjistruar në Shkup 45 persona , Prilep e Strumicë me nga 7 persona, Tetovë 6 të infektuar, Strugë, Ohër e Koçanë me nga 3 raste secili dhe Kërçovë 2 persona.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 135 pacientë të shëruar dhe 5 viktima. Betejën me Covid-19 e ka humbur një pacient nga Tetova i moshës 53 vjeçe, një 60-vjeçar nga Gostivari, një nga Prilepi i moshës 57 vjeçe, një pacient 60- vjeçar nga Struga dhe një tjetër 60-vjeçar nga Manastiri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *