• |
ide | kryesore

Rama, ish basketbollisti që do të jetë edhe lojtar edhe arbitër

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Mënyra se si Edi Rama po sillet me heqjen e mundësisë për koalicion dhe me ndryshimin e njëanshëm të rregullave të lojës, është dëshmia më e mirë që ilustron atë që ka bërë këto shtatë vite në qeverisje, dhe sidomos hatanë që po përgatit për 25 prillin.

Për ta thënë më thjeshtë, ai do të luajë në fushë edhe rolin e futbollistit apo basketobollistit, por njëkohësisht edhe atë të arbitrit që jep penallti apo personale në favor të vetvetes.

Kjo që po ndodh se fundi në betejën me opozitën është vërtet e pabesueshme. Duke e ndjerë se e kishte të sigurtë humbjen përballë një koalicioni PD- LSI, kreu i qeverisë vendosi t’i ndalojë ato të garojnë së bashku.

Lexo me tej:

Loja me koalicionet/ Qarqet që humbet PS nëse opozita del e bashkuar

Për këtë ai shkeli marrëveshjen e 5 qershorit në dy nene (19 dhe 36), ndryshoi në mënyrë të njëanëshme kushtetutën në 30 korrik dhe me një sjellje krejtësisht të paturpshme, as nuk do t’i përmbahet marrëveshjes që të gjitha palët nënshkruan në 14 janar, me garanci ndërkombëtare, sipas së cilës “në rast mosdakortësie për çështje të caktuara, Këshilli Politik i drejtohet OSBE/ODIHR-it, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme”.

Argumentat për të mos pranuar një arbitër që jepen nga shumica qeverisëse janë idiotësisht të frikshme: nuk kanë të drejtë të huajt mbi sistemin tonë ekektoral; tani s’kemi ç’të bëjmë se kushtetutën e ndryshuam e s’mund të kthehemi pas; kjo kërkesë i tejkalon kompetencat e ODHIR; opozita nuk do të dorëzojë një draft.

Së fundi, PD- LSI e plotësuan edhe këtë tekë të fundit dhe e çuan në Këshillin Politik, propozimin e tyre. Por ato nuk u mjaftuan me kaq. Ato e ngritën atë mbi bazë të një premise: se ndryshimet shkel e shko të kushtetutës që u bënë në 30 korrik, me ndihmën e sharlatanëve të opozitës së re, nuk e pengojnë krijimin e koalicioneve ku çdo parti mund të garojë me listën e saj. Dhe mbi këtë bazë opozita kërkon t’i çojë për propozim ODHIR-it ruajtjen e koalicioneve ashtu siç kanë qenë në tre zgjedhjet e fundit parlamentare.

Shpjegimi me pika/ Koalicionet, përse po përplaset Rilindja me opozitën

Natyrisht, interpretimi që opozita u bën neneve 68 dhe 96 të kushtetutës, sipas të cilave koalicionet me lista shumëpartiake nuk pengohen, mund të hajë diskutim. Për debatin, ku qeveria pretendon se koalicionet e këtij lloji janë shfuqizuar dhe PD- LSI thonë të kundërtën, fjalën duhet ta thonë konstitucionalistët dhe ekspertët e sistemeve zgjedhore.

Pikërisht për këtë, opozita po aplikon qasjen normale: kemi një mosmarrëveshje prandaj t’i drejtohemi arbitrit që kemi caktuar së toku. Le ta gjykojë ai se cili ka të drejtë, le të shprehet ai nëse ka apo jo kompetencë për të vendosur mbi këtë çështje, le të japë ai mendim nëse ndryshohen apo jo rregullat në mes të garës.

E këtu Rama dhe rilindasit e tij po tregohen qesharakë: Ata duan të bëjnë edhe palën edhe gjykatësin edhe lojtarin edhe arbitrin, pa e lënë ODHIR-in të shprehet.

Kaq e thjeshtë është kjo histori.

Njësoj si ajo që kemi parë këto tetë vjet, ku në PS nuk u zhvilluan kurrë zgjedhje për kryetar, kur paratë më të mëdha publike u shpërndanë pa tendera, kur një qeveri drejtoi shumicën e mandatit pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, ku edhe në votimet lokale që organizoi në mënyrë moniste, pasi nuk kishte më kë të vidhte, vodhi vetëveten.

Kjo sindromë diktatoriale për të qenë vetë Ali vetë Kadi, madje dhe vetë Kadri, që nuk i është ndarë Ramës gjatë gjithë qeverisjes së tij, po shfaqet fare hapur edhe në përpjekjen për të përgatitur rrugën për mandatin e tretë. Prandaj nuk duhet të çuditemi se kemi ende shumë për të parë, deri në 25 prill, nga njeriu që dështoi dikur mbi parket, se aty nuk bënte dot edhe basketbollistin edhe arbitrin.

©lapsi.al



20 Comments

  1. Ai ka per te fituar prape ky Hajdari vazhdon rreh uje ne havan.
    Lsi ska me cota se ska me administrate qe e milte me vota.

  2. Pirdh se shfryesh o Bushat!
    koalicionet nuk kane te bejne aspak me perfaqesimin e vullnetit te popullit. ZERO. Historia filloi me Dushkun dhe me vone me mega Dushkun dhe historia dihet.
    Cfare mutin perfaqeson partia e Nar traktoristit? Po partia e Medi gerdecit? Po partia e Dukes se krimit? Po LSI? Po ajo e legalitetit? Parti zorraxhish pa din e imam.
    Si mund te jete ne nje koalicion PD me LSI? Ose Republikanet me Dule grekun. Ose Republikanet dhe monarkistet.

    Po historia eshte e thjeshte. PD ska pune me shushunjat eLSI, qofte nga ana ideollogjike, qofte nga ana praktike. Po zaten kshu eshte kur partine vazhdon e drejton ish sekretari i PPSH.

    1. Ka 30 vite që pikërisht trushpëlarët e enverizmit kujtojnë se po e zhvlerësojnë Berishën se paska qenë ca muaj sekretar i organizatës së partisë të fakultetit mjeksor.
      Pa kur e cilësojnë edhe si sekretari i parë i PPSH ????????
      Ndërkaq , më së paku 60% e elektoratit të PS, kanë pasur në familjet e tyre jo më një sekretar organizate me nja dhjetë persona si Berisha, por kanë qenë sekretarë partie që nga kooperativat bujqësore, komunat, rrethet qytetet e mëdha e deri në kandidatë e antarë të KQ të PPSH, ministra e antarë të Byrosë politike të KQ të PPSH, shtoi këtyre partiakëve me dhjetra mijëra nëpëunës të Komiteteve të partisë e komiteteve ekzekutivë, zyrtarë të lartë të ministrive, gjithë oficerët e nënoficerët e sigurimit duke shkuar deri te mijra spiunë që kishin rekrutuar këta xhelatë xhahilë me dhunë apo me dëshirë. Edhe spiuni e nëpunësi ekzekutiv më i ulët i regjimit diktatorial enverist i ka sjellë shqiptarëve njëqind herë më shumë dëme sesa mjeku Berisha që ka qenë antar i PPSH.
      Cilido që i bën fresk PS, ish PPSH e në të njejtën kohë akuzon Berishën si komunist që ka 30 vite që e ka flakur teje teserën e PPSH e ka luftuar me energji të pashterëshme dikaturën enveriste, është si ai hajduti që thërret kapeni hajdutin.
      Ka pasur padyshim Berisha si të gjithë njerëzit e kësaj bote, të metat e tij e ka bërë gabime, por që enveristët ta akuzojnë ate për komunist, kjo është paturpësia më e madhe.

  3. BRAVO ANDI ,SHARLATANET NE KUVEND DHE DULLA KOTI ESHTE TITULLI ME I MIRE I KETYRE SHARLATANEVE thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA MOS SHJRUAJ TE LAPSI.al ME ZAGARET TUAJ SE PO E FYEN PORTALINME TE LEXUAR DHE PELQYER NGA KOMBI SHQIPETAR,IK FUTJA LLAPEN NE BY**TH EDI RAMES DHE SALI BERISHES SE PO NUK E FUTE LLAPEN NUK JETON DOT SE ESHTE OKSIGJEN PER JUVE

  4. Ke ngrene gje sot?
    Llafe koti qe Berisha fshin sumen.
    Meta eshte bere edhe president edhe k/minister ,pamvaresisht se vjedh edhe me veshe.
    Mos ha shume se behesh kaps.

  5. YMER GELBAZA KELLIRA DHE CARLO BOLJA BOLINO DHE BATON HAXHIU MOS SHKRUANI KETU TE LAPSI SI KURVA PA BREKE

  6. Kjo lloj politike e keta loj politikanesh na lodhen deri ne stermundim . I jemi qepur listave te hapur apo listave super te mbyllura sepse keshtu deshi politika , sepse ne kete ulli e futi politika . A thua se i plotesuan te gjitha kerkesat dhe tani ketu ka ngecur gjithçka dhe se kjo eshte veza e Kolombit . I drejtoheni politikaneve dhe sidomos te gjatit tone se po shkel marrveshjen e 5 qershorit ,14 dhjetorit apo kudi une sesa data te pavlera ka akoma , kur faktikisht edhe vete 5 qershori apo çdo date tjeter eshte nje verre ne uje , e gatuar nga politika si ushqim me lugen bosh per te gjithe ne . Kjo eshte nje lug bosh ne barkun e nje letargjiku , kjo eshte nje tallje mendereje me popullin , kjo eshte nje tallje mendereje edhe per ata me inteligjencen me foshnjore .
    Une personalisht ndjehem i lodhur, sepse e shoh se nuk kam force te bej ndryshime , sepse nuk me degjohet fjala sepse i vetem nuk leviz dot as edhe nje gjethe peme . Por te gjithe bashke mund tua fusim kembet ne nje kepuce ketyre letyrave te politikes se zhulit , genjeshtres , krimit , droges dhe hajdutllikut . Edhe une si Migjeni do te doja te kisha nje grusht te hekurt e ti bija mu ne zemer politikes dhe politikaneve qe nuk bzajne , ti bija mu ne zemer te gjithe atyre qe heshtin dhe qe me heshjetn e tyre po “vrasin” nje popull te tere por me shume tu bija ne zemer e ne tru te gjithe militanteve apo qorrave te verber dhe sherbetoreve te politikes . Flet shqip dhe asnje ste kupton , ai e rreh dhe ti e mbron , ndersa viktima te kthehet ty dhe te akuzon se po fut hundet aty ku nuk te takon . Ti i tregon rrugdaljen ai niset drejt gremines , ti i tregon librin ai kriminelin me arme ne dore . Nuk e di se ku po jetojme . Nuk e di , por sinqerisht po ndjehem si i huaj ne vendin tim , ne kete vend te çudirave ku asnje gje nuk perben me çudi . Quo vadis Shqiperi ???? Quo vadis o Shqiptar?????? Pse skllav do rrish tere jeten ????

  7. Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon te vetedisktretitohet me ato qe poston ne rrjetet sociale, ku secili prej nesh mund t’i coje dicka duke u tallur ne Facebook dhe ai e boton ne profilin e tij. E njejta gje ka ndodhur edhe diten e sotme, ku Berisha ka publikuar nje foto ta para shume viteve duke pretenduar se eshte shkrepur ne date 26 te ketij muaji. Synimi i tij ka qene te sulmoje ministren e re te Arsimit, Evis Kushi, por ka deshtuar me sukses nderkohe qe ai/ajo qe i ka nisur foton eshte tallur me te si perhere.

  8. OR YMER GELBAZA DHE SKENDER KURVA MINXHOZI PSE SHKRUANI KETU SI ZAGAR TE TREDHUR NGA EDI RAMA-SHKRUANI PER GREG KRISTAQ RAMEN DHE EDI RAMEN thotë:

    ZAGAR TE TREDHUR NGA BOLET NGA EDI RAMA DHE ORGANIZATA ,MOS E OFENDONI ZOTIN BUSHATIN,FATOS LUBONJEN DHE ARMAND SHKULLAKUN , DHE ALBIN KURTIN DHE DITMIR BUSHATIN

  9. ZOTI ANDI BUSHATI PO TE JETE I FTUAR NE NJE STUDIO DULLA KOTI JU LUTEM TE JENI EDHE JU I FTUAR DHE DHJERE NE SURRAT EDHE DULLA KOTIN,SE ELISA SPIROPALIN ,FRED PEZEN ,CARLO BOLEN,MENTOR NAZARKON ,EDI RAMEN I KE PAKETUAR DHE IKEN SE ZAGAR ME BISHT NDER SHALE

  10. bushat ti e mban mend ramen basketbollist?!

    si te duketatehere dhe si te duket tani ?

    injejti karakter , edhe ateher donte te fitonte me ile, zihej me arbitrat perpalste topin bente si hajdar ne fushe, edhe pse ishte lojtar medioker nuk e pranonte rezultatin dhe vetja i dukej me i miri , ne fakkishte nje lojtar i dobet kapricioz me abicje te medha pertej mundesive qe kishte , por me privilegjjin te ishte nipi i atij djali i atij etj, te ishte dikush tjeter lojtar me ate nivel nga shkodra psh nuk do e llogarisnin fare as ne ekip rezerve te lagjes

    a kujtove kete muhabetin e arbitrit mbaj mend nje ndeshe ku ky bente mu si kar ne fushe i nxehuer …..

  11. Ha ha ha ha…bukur Bushati!
    Dhe nje basketbollist surrogato qe e niste lojen gjithmone nga stoli i rezervave dhe kur e fuste traineri per hater te bab Kristaqit, dilte me 5 Personale!

  12. Kush erdhi në vendin e atyre që ikën: shumë prej tyre të njohur për mediokritet politik dhe qytetar, për afera financiare, njëlloj të pasur si të dëbuarit dhe po aq lakmitarë dhe të paide si ata. Nëse Basha mendon se mund të ngjallë besim e shpresë me Ballinjtë, Bardhët, Gjatat, Alibeajt, budallallëqet e Spahijve që djegin shkolla dhe nuk e kanë veshur një ditë bluzën e bardhë, shefat e Lazaratit, manjakët pushtetarë të lësëisë dhe vasilët e pamençur, Salianjët, Nard Ndokët e Dulet, aferat babale apo recitimet e Dumes – Shkaut, atëherë ai nuk ka mësuar asgjë nga tetë vitet në opozitë dhe do të ishte mirë të vazhdonte të qëndronte edhe më tej.

    Nëse ai nuk e ka mësuar se jo bojkoti, por pjesëmarrja; jo largimi, por prania; jo sharja, por mendimi; jo metingashët, por të mënçurit; jo të korruptuarit, por të ndershmit të sjellin në pushtet – ende asgjë nuk ka mësuar. Nëse ai nuk e di se shembulltyra është sprova e një lideri, ai nuk do të blinte në harkun e një viti 4 vila luksoze, ndërsa flet për varfërinë, atëherë do të bënte mirë t’i jepte lamtumirën politikës dhe të kthehej në zanatin e tij. EULEX-i dhe Gjykata Speciale ka ende nevojë për përkthyes dhe hetues!!!!

  13. Kur zihet ngushte ky Kopjaci i Mender Bazes i ores 12:32 merr e kopjo kopjen e rradhes nga Uturaku TemA i Menderit duke kujtu ky mjeran se me ato mund ta mbuloje bythen e zbuluar te Ramuthit.

  14. Ka 30 vite që pikërisht trushpëlarët e enverizmit kujtojnë se po e zhvlerësojnë Berishën se paska qenë ca muaj sekretar i organizatës së partisë të fakultetit mjeksor.
    Pa kur e cilësojnë edhe si sekretari i parë i PPSH ????????
    Ndërkaq , më së paku 60% e elektoratit të PS, kanë pasur në familjet e tyre jo më një sekretar organizate me nja dhjetë persona si Berisha, por kanë qenë sekretarë partie që nga kooperativat bujqësore, komunat, rrethet qytetet e mëdha e deri në kandidatë e antarë të KQ të PPSH, ministra e antarë të Byrosë politike të KQ të PPSH, shtoi këtyre partiakëve me dhjetra mijëra nëpëunës të Komiteteve të partisë e komiteteve ekzekutivë, zyrtarë të lartë të ministrive, gjithë oficerët e nënoficerët e sigurimit duke shkuar deri te mijra spiunë që kishin rekrutuar këta xhelatë xhahilë me dhunë apo me dëshirë. Edhe spiuni e nëpunësi ekzekutiv më i ulët i regjimit diktatorial enverist i ka sjellë shqiptarëve njëqind herë më shumë dëme sesa mjeku Berisha që ka qenë antar i PPSH.
    Cilido që i bën fresk PS, ish PPSH e në të njejtën kohë akuzon Berishën si komunist që ka 30 vite që e ka flakur teje teserën e PPSH e ka luftuar me energji të pashterëshme dikaturën enveriste, është si ai hajduti që thërret kapeni hajdutin.
    Ka pasur padyshim Berisha si të gjithë njerëzit e kësaj bote, të metat e tij e ka bërë gabime, por që enveristët ta akuzojnë ate për komunist, kjo është paturpësia më e madhe.

  15. një militant i PD i ka shkuar në zyrë pas vrasjes dhe i ka thënë: “Unë e vrava Azemin, se e nxora në pritë”. Kjo ka ardhur pas një presioni të madh publik të njerëzve që e kanë ditur këtë skenë, përfshi dhe shumë shkrime të mija.

    Tani meqë nisi të “bilbilosë”, është mirë ta çojë deri në fund. Të na shpjegojë si mundet që Azemi të dalë me një telefonatë militanti, ndërkohë që ai nuk pyeste as për urdhërat e Berishës.

    E vërteta është se “militanti” nuk është njeri aq i thjeshtë. Motra e tij ka qëndruar “non stop” në paradhomën e Berishës, pasi është mjeke dhe shoqe e ngushtë e Liri Berishës.Ti duhet te jesh loqe qe na thua disa muaj sekretar komunist,jo more loqe por plot 26 vjet sekretar partie dhe komunist I keq qe mban te ne xhep shurren e enverit per analize,mos e offendo salihun duke thene qe ka qene disa muaj komunist se po e mori vesh ai kete gje dergon lumneshin dhe te tredhin pastaj

  16. Kopja e rradhes e ores 23:52 e hedhur ketu nga i perhershmi Kopjac i TemA, eshte shkruar te TemA nga Mender Baze qe gjysmen e jetes e kaloi poshte hallateve te Saliut e gjysmen tjeter poshte bythes Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *