• |
ide | kryesore

Edhe kryesia shqiptare e OSBE mban një takim special për konfliktin Azerbajxhan – Armeni

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryesia shqiptare e OSBE-së ka zhvilluar një takim special në lidhje me konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Sipas njoftimit, Shqipëria si drejtuese e OSBE-së ka ndërmarrë një tjetër hap për të ndalur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit të armatosur ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë.


Dje në orët e pasdites është mbajtur një takim i posaçëm i Këshillit të Përhershëm të OSBE-së mbi zhvillimet rreth konfliktit Nago-Karabak. Takimi u ndoq nga përfaqësuesit e 57 Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së.

Takimi u drejtua nga ambasadori Igli Hasani, i cili përsëriti alarmin dhe qëndrimin e kryesisë për përplasjet e vazhdueshme dhe përkeqësimin e situatës në terren.

I zhgënjyer nga rritja e numrit të viktimave, ai përsëriti thirrjen e Kryesisë së OSBE-së për një ndalim të menjëhershëm të konfliktit, ndërsa u shprehu ngushëllimet familjeve dhe të dashurve të të vrarëve dhe të plagosurve.”, thuhet në njoftimin e OSBE-së.

Ndërkohë, shtetet e fuqishme si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Franca kërkuan që palët të ndërpresin menjëherë luftimet dhe të rifillojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu