• |
ide | kryesore

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nis hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit Markelian Kuqo

Lajme, Të fundit



Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit Markelian Kuqo, pasi ky i fundit ka urdhëruar lirimin e e të dënuarit me burgim të bëjetshëm, Gerd Gjeneralit, i shpallur fajtor për një vrasje të kryer në vitin 1997.

Gjykata e Apelit të Korçës e rrëzoi vendimin për lirimin gjashtë muaj më vonë.

Hetimi disipinor ka konstatuar mes të tjerash, zbatim të gabuar të dispozitave të ligjit material dhe procedurial penal; referenca kontradiktore; mosrespektim të kritereve ndaluese të lirimit me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje; arsyetim jo në përputhje me provat e administruara në gjykim e as me faktet dhe rrethanat e provuara gjatë procesit gjyqësor. Këto të fundit janë parashtruar dukshëm në mënyrë të shtrembëruar.

Vetë magjistrati ka injoruar edhe praktikën e ndjekur prej tij, gjatë trajtimit të kërkesave të ngjashme me objekt “Lirim me kusht”, duke sjellë disa pasoja:

  • Natyra dhe rrethanat e shkeljes disiplinore të gjyqtarit M.K. kanë prodhuar mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal.
  • Pasojat e shkeljes disiplinore kanë sjellë lirimin e një të dënuari, që përbën rrezik për komunitetin dhe shoqërinë, e në kundërshtim më parashikimet legjislacionit material dhe procedural penal.
  • Pasojat e shkeljes disiplinore kanë shkaktuar cënimin e imazhit të sistemit gjyqësor dhe besimit të publikut në sistemin e drejtësisë
  • Sjellja e papërshtatshme e magjistratit mbart rrezikun e krijimit të një precedenti për t’u ndjekur edhe nga magjistratë të tjerë, duke krijuar terren për sjellje të papërshtatshme dhe në raste të tjera të ngjashme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *