• |
ide | kryesore

Komisioneri i BE-së: E kemi seriozisht politikën e zgjerimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyin deklaroi se Bashkimi Europian e ka shumë seriozisht politikën e zgjerimit për Shqipërinë. Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Varhelyi tha se kishte sjellë lajme të mira për shqiptarët, ndërsa theksoi se tashme do kalohet tek segmenti i trete, që ka të bëjë me planin ekonomik të investimeve.

“Ne kemi ardhur ose po vijmë në fund të rinovimit të asaj që quhet politika e zgjedhimit. Kur nisëm punë si komision, ne e bëmë të qartë që ditën e parë të detyrës. E kemi me të vërtetë dhe do të vazhdojmë punën me Ballkanin Perëndimor. Do e bëjmë këtë dhe me politikën e zgjerimit. E kemi seriozisht. Ne kemi mundur që të marrim dakordësinë për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Tani kalojmë tek segmenti i tretë i kësaj pune të madhe, dhe kjo ka të bëjë me planin ekonomik të investimeve. Plani duhet të përshpejtojë punën që duhet të bëjë rajoni për të kapur ritmin e BE. Patëm krizën e COVID, dhe kjo ishte sfidë e madhe. Ndaj ndihmuam me fonde vendet e Rajonit. Ky është një plan të cilin ne e kemi ndërtuar me vendet e rajonit. S’jemi këtu t’ju themi se kjo është gjeja më e mirë, por për t’ju dëgjuar. Na kanë ardhur idetë, projektet, në mënyrë që rimëkëmbja të jetë më e shpejtë. Ne e kemi përpiluar dhe projektuar këtë paketë, duke pasur parasysh se çfarë është thënë nga rajoni. Mendojmë se plani që jemi këtu sot, mund të ndryshomë panoramën e rajonit për 4-5 vitet e ardhshme. Ne po përfitojmë 9 mld euro me grante për këtë plan. Ne duam që me këto fonde tyre arrijmë dhe një shtesë prej 20 mld euro. Po flasim për një plan madhor, që do të sjellë vende pune dhe rritje ekonomike. Ka një hendek të madh mes disponueshmërisë së internetit, me nevojat e biznesit. Jemi këtu për të ndihmuar. Në rast se ju doni të keni ekonomi digjitale, do ju duhet bota. Shqipëria do i japë furnizim me gazin në të gjithë rajonin. Ne jemi të gatshëm që të sjellim në pararojë të gjitha projektet. Ne jemi të gatshëm që të flasim për korridoret blu, në pjesën e bregdetit që të punojmë për gazsjellësin. Që të punojmë për dy hidrocentrale në Shqipëri. Janë projekte madhore që do të sjellim përmirësim të klimës së investimeve.”, tha ai.



7 Comments

  1. Megjithe respektin per BE ,jo per Sorecen , nuk e keni kuptuar qe Rama nuk do te fuse Shqiperine ne BE eshte e njejta taktike qe ndoqi Erdogani. Ne BE ka rregulla.

  2. Kane qe ne 2013 keta klyshe kurvash qe thone te njejten gje. Zgjedhjet 2013 prove kryesore per anetarsim. Zgjedhjet 2015 prove per anetarsim. Zgjedhjet 2017 termet per anetarsim. Zgjedhjet 2019 prove per anetarsim ne KOMINTERN (meqenese ishin zgjedhje moniste). Zgjedhjet 2021 prove kryesore ahhaahhahahaha kush karin i beson me keto

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *