• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Pasi vrau 2 shokët, Daniel Pepaj dogji parcelën me kanabis

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin në dritë detaje të reja nga vrasja e 2 të rinjve në Vrith të Malësisë së Madhe. Danjel Pepaj i akuzuar nga kushërinjtë e tij për vjedhje kanabisi u ka dhënë ditën e ngjarjes 30 rrënjë kanabisi Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt pasi këta të fundit e kishin rrahur.

Por sapo kanë dalë nga parcela e tij, Danjel Pepaj ka qëlluar me armë ndaj dy kushërinjve, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj. I pari mori një plumb në kokë ndërsa tjetri u qëllua nga prapa. Të dy gjetën vdekjen në vend.

Lapsi.al mësoi se më pas Daniel Pepaj i ka vendosur flakën parcelës së tij dhe u largua menjëherë duke humbur të gjitha gjurmët. Në 3 tetor të tre kushërinjtë u shpallën të zhdukur dhe u desh përfshirja në kërkime e babait të autorit pasi familjet e tjera i vendosën një ultimatum. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *