• |
ide | kryesore

Prokurorja greke refuzon uljen e dënimit për tre deputetët e “Agimit të Artë” që akuzohen për vrasje

-Instant, Lajme, Planet



Refuzon uljen e dënimit për disa persona që akuzohen për vrasje në radhët e “Agimit të Artë”, prokurorja Adamantia Economou.

Tre dëputetët që nuk përfituan zbutje të dënimit janë: D. Koukoutsis , Chr. Aleksopulos dhe St. Boukouras.

 “Do të ishte kontradiktore nga njëra të sugjeroja lehtësim dhe nga ana tjetër të jenë të shpallur fajtorë për akte vrasjeje dhe krime që prekin regjimin. Unë jam e detyruar të propozoj refuzimin e të gjithë faktorëve lehtësues“, tha Prokurorja për një pjesë të të dënuarve.

Nga ana tjetër ajo pranoi uljen e dënimit për gjashtë anëtarë të “Agimit të Artë” që janë shpallur fajtorë për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe nuk janë shpallur fajtorë për krime të tjera.

Ajo miratoi zbutjen e dënimit për: Michaloliakos, Pappas, Kasidiaris, Lagos, Panagiotaros, Germeni dhe  Mattheopoulos dhe disa ish-deputetë të tjerë.

Sipas prokurorit, nëse të dënuarit për pjesëmarrje në një organizatë kriminale nuk kanë kryer një vepër tjetër penale, atyre mund t’u jepet lehtësimi i parashikuar në nenin 187 paragrafi 6 të Kodit të vjetër Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *