• |
ide | kryesore

Video/ Spanjë rrëzohet në Ukrainë: spektakël në Gjermani-Zvicër

-Instant, F1, Sport, Video



Spektakël gola e befasi në mbrëmjen e Nations League, ku epiqendra ishte natyrisht grupi A4, ku Spanja pavarësisht humbjes së papritur me Ukrainën ruan vendin e parë, duke qenë se Gjermani nuk e shfrytëzon momentin e bllokuar në një 3-3 rokamboleks me Zvicrën. Azerbaixhani i Gianni de Biasit ngec në Elbasan Arena pa gola me Qipron, ndërsa goditjen e bën Luksemburgu duke shkuar të fitojë me përmbysje në C1 përballë Malit të Zi.

Skuadra e re e Luis Enrique gjeti përballë në Kiev një Ukrainë krejt tjetër nga ajo e shpartalluar nga Franca pesë ditë më parë. Për formacionin e Shevcenkos vendosi goli i Tsigankov në minutën e 76, që e ngjiti Ukrainën me 6 pikë një larg iberikëve e në kuotë të barabartë pikësh me Gjermaninë.

Panzerat cuan dëm mundësinë më të mirë të shkëputeshin, duke u ndalur nga një Zvicër, që të paktën në fraksionin e parë të ndeshjes i vuri në panik të plotë. Gavranovic në minutën e 5 dhe Freuler në të 26 e ndëshkuan formacionin e Loew që u përgjigj dy minuta më pas me Werner. Në pjesën e dytë gjërat shkuan ndryshe sepse Havertz i preferuar në qendër të sulmit barazoi në 2-2 në të 55. E ekzaktësisht dy minuta më pas Gavranovic kaloi edhe një herë helvetët në avantazh, duke dhënë idenë se këtë herë ndoshta mund të rezistonin. Llogaritë nuk ishin bërë me Gnabry që vonoi tre minuta të ekuilibrojë përfundimisht një ndeshje ritmike e zbavitëse.






REZULTATET E MBRËMJES
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 4
Germany 3 – 3 Sëitzerland
Ukraine 1 – 0 Spain
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 1
Azerbaijan 0 – 0 Cyprus
Montenegro 1 – 2 Luxembourg
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE D GROUP 1
Latvia 0 – 1 Malta
Faroe Islands 2 – 0 Andorra
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE D GROUP 2
Liechtenstein 0 – 0 San Marino



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *