• |
ide | kryesore

Avokati i Napolit gati për betejë: “3-0 në tavolinë vendim i gabuar , drejtësia në Apel”

-Instant, Sport



Avvokati i Napolit, Mattia Grassani, është kthyer të flasë për vendimin kontrovers të FIGC ndaj klubit kampan, në lidhje me cështjen e ndeshjes së paluajtur me Juventus, me pasojë humbjen në tavolinë 3-0. “Vendimi i Gjykatësit Sportiv është i gabuar e meriton të ndryshohet në gradën e dytë – ka shpjeguar – Mastrandrea thotë se të shtunën Napoli nuk donte të udhëtonte, por është dicka që përgënjeshtrohet nga dokumentat. Mendoj se në gardën e dytë do të jetë gjithësesi vështirë ti ndryshosh këtë vendim në dëm të Napolit”.

“Kur ka mosmarrëveshje ligjore të drejtash është e vështirë të shprehesh qartë. Por këtu ekziston një parim themelor i respektimit të rregullsisë së një kampionati. Sot faktet dhe zhvillimet krejtësisht negative nuk lënë hapësirë për dyshime, por në atë kohë situata e infektimeve rrezikoi të dilte nga kontrolli. ASL Napoli ka zgjedhur maturinë dhe respektimin për rregullat. Nëse ky parim miratohet nga Gjykata Sportive e Apelit dhe nuk mendohet për një renditje të përbërë nga yje për pikë të humbura ose fitore në tryezë, unë besoj se sjellja më e dëshirueshme dhe e orientuar drejt parimeve të Drejtësisë Sportive është të merret parasysh trazira absolute e atyre ditëve, komunikimet kontradiktore të Lidhjes pas shpjegimeve të ASL. Kjo duhet të çojë në mbizotërimin e sportit”.

Avokati i klubit të kaltër përsërit se “Në shkallën e parë ne argumentuam se ndalimi i dhënë që nga e shtuna kishte të bënte me mundësinë e ndërmarrjes së një udhëtimi kaq të kërkuar dhe intervistat me drejtorët e ASL ditët e fundit e kanë konfirmuar këtë. Kur urdhërohet karantina mundësia e luajtjes së ndeshjes ka të bëjë me një përjashtim që ASL mund të japë, por vetëm zyrtarisht me shkrim. Karantina shuan çdo mundësi lëvizjeje, madje edhe për të zbritur poshtë shtëpisë, e jo më për një udhëtim prej 1,600 kilometra midis vajtjes, duke hyrë në kontakt me një mori subjektesh”.

Napoli është gati të luftojë në çdo shkallë. “Si do të përfundojë? Le të shkojmë hap pas hapi, por nëse Gjykata e Apelit Sportiv me arsye që sot do të ishte e vështirë të flitej duhet të merrte një qëndrim negativ, minimumi ankimimi në Kolegjin e Garancisë Coni është e sigurtë. Duke bërë të vlejnë parimet e ligjit, unë besoj se tashmë në shkallën e dytë është e vështirë të kryhet kjo gabim i bërë kundër Napolit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *