• |
ide | kryesore

Basha: 120 milionë euro për koncensione në buxhetin e ri, asnjë ndihmë financiare për qytetarët

-Instant, Lajme, Të fundit



Lideri i opozitës Lulzim Basha, është shprehur sot gjatë bashkëbisedimit me gazetarët se një kryeministër sadopak normal do të reflektonte të paktën në projekt-buxhetin e ri. Ai shtoi se SPAK është duke heshtur përballë asaj që po ndodh me inceneratorët.

“Buxheti i ri, 120 milionë euro për koncesione, asnjë lek për të ndihmuar njerëzit dhe 20 milion € për inceneratorët. Ndërsa shqiptarët debatojnë me të për aferën e inceneratorëve, ai paguan 300 mijë euro incenerayorit të Elbasanit. Në Shqipëri mbizotëron heshtja e SPAK dhe afera e inceneratorëve. SPAK, gojëkyçur pa asnjë veprim në hetim të aferës së inceneratorëve. Z. Kraja, jeni të mbrojtur ndërkombëtarisht për të dënuar politikanët, jo për t’i mbrojtur”, shkruan Basha.

Basha gjithashtu shton se fakti më tronditës ka qenë konçesionari i inceneratorit të Fierit, që u përzgjodh pa vlerësuar ofertën financiare.

“Në prokurimet e Edi Ramës, kanë fituar ato me çmimin më të lartë, jo ato me çmimin më të ulët. Fakt tronditës, konçesionari i inceneratorit të Fierit u përzgjodh pa vlerësuar ofertën financiare. Mungesa e ofertës financiare si kriter vlerësimi, inceneratori i Fierit një skema mafioze e zhvatjes së parave të taksave. Inceneratori i Fierit, Klodian Zoto mund të kërkojë sa të dojë nga shteti; konçesioni nuk ka një vlerë tavan. Janë harxhuar 23.8 milione euro për një kontratë që nuk ka të përcaktuar çmimin. A ka prokuror që nuk e kupton vjedhjen që po bëhet me inceneratorët? Pyes SPAK: Kur do të dilni përpara shqiptarëve të informoni se çfarë po bëni me dosjet e inceneratorëve?”, tha Basha



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *