• |
ide | kryesore

Pa maska mbrojtëse/ Vendosen 810 gjoba në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



810 gjoba janë vendosur nga Policia për qytetarët që janë konstatuar pa maskë mbrojtëse në rrugë.  Gjatë kontrolleve, shërbimet e policisë kanë vendosur 645 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila. Në ambientet e policisë janë shoqëruar 11 shtetas që nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur 165 masa administrative me masë 3.000 lekë secila, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerët pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *