• |
ide | kryesore

Video/ Leipzig ende kryeson Bundesligën, por Bayern e Lewandowski janë një makinë perfekte

-Instant, Sport, Video



Makineria e golave e Bayern Monaco është konfirmuar përsëri, duke marrë përpara Eintracht Franckfurt me një 5-0 të fuqishme në Allianz Arena. Protagonist absolut është Robert Lewandowski, autor i një trigolëshi. Në fund shënuan edhe Sané e Musiala. Bavarezët megjithatë janë të dytët pas Leipzig, që mundi me përmbysje Hertha Berlin për 2-1 final (vendimtar Sabitzer). Përmbys rezultatin edhe Borussia Moenchengladbach: 3-2 në fushën e Mainz.

I jashtëzakonshëm Robert Lewandowski, por është e gjithë skuadra që është absolutisht e papërballueshme. Ky është thelbi i asaj që u pa në fushë, me Bayern Mynih që shkatërron pa shumë lodhje një Eintracht Franckfurt e qendron një pikë larg kreut të Bundesligës. Në vendin e parë qendron Red Bull Leipzig, i fortë në fitoren me përmbysje ndaj Hertha Berlin. Por numrat flasin qartë për bavarezët, që pavarësisht pikës në disavantazh ndaj rivalëve, kanë gati dyfishin e golave të shënuar (22 kundër 12).

Mjaftuan 10 minuta që Lewandowski ti japë drejtim ndeshjes, duke kaluar në avantazh skuadrën e Flick, falë një aksioni të nisur nga Coman në të djathtë. Polaku mposhti Trapp duke ‘mbirë’ mes dy qendërmbrojtësve miq. 15 minuta më pas vjen edhe goli i dytë: këtë herë sulmuesi zgjodhi goditjen me kokë, e në zhvillimet e një goditje këndi shënoi golin e dytë në të 26′. Reagimi i Eintracht ezaurohet në pak minuta, ndërsa në pjesën e dytë Trapp limiton dëmtet duke i mbyllur portën Hernandez.

Por ai që shkon sërisht në gol është Leëandoëski, i cili në të 60′ shfrytëzoi një top në thellësi të Douglas Costa. Ish- juventini i la më pas vendin Leroy Sané, që shënoi emrin në listën e shënuesve në të 72′, me një të majtë spektakolare me kthesë që përfundoi në trekëndësh.

Në të 90 është edhe momenti i Musiala, që dërgoi topin në rrjetë në një pozicion të thjeshtë. Një tjetër provë force e një skuadre që mbi të gjitha tregon një uri për gola të frikshme, duke i paralajmeruar të gjithë: në kampionat e Champions League.

GERMANY – BUNDESLIGA

Bayern Munich 5 – 0 Eintracht Frankfurt
Mainz 05 2 – 3 Borussia Moenchengladbach
RasenBallsport Leipzig 2 – 1 Hertha Berlin
Union Berlin 1 – 1 Freiburg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *