• |
ide | kryesore

Gjashtë arsye se përse shqiptarëve nuk u duhet një fitore e Trump

2, Arkiva, Ide



Që nga mbarimi i Luftës së Ftohtë e deri në periudhën Trump, zgjedhjet në SHBA e kanë ndarë pjesën më të madhe të europianëve perëndimorë sipas afërsive kulturore e politike me partitë liberale të qendrës së majtë e të djathtë që ata votojnë. Këto parti, megjithatë, edhe kur kanë qenë në pushtet, edhe kur kanë qenë në opozitë, janë treguar të kujdesshme për të ndërhyrë me deklarime përpara zgjedhjeve në SHBA. Me Trump-in në pushtet, ujërat janë turbulluar. Qëndrimet e tij në favor të Brexit-it e të sovranizmit antieuropianist, dalja nga traktati i Parisit, masat ekstreme ndaj emigracionit, polarizimi i fortë që ka shkaktuar në Lindjen e Mesme me mbështetjen krejt të njëanshme të Izraelit etj., kanë ndikuar që partitë e qendrës europiane të jenë me afër demokratëve, kurse Trump ka gjetur mbështetës të hapur kundërshtarët e tyre, partitë e djathta sovraniste konservatore. Megjithatë, edhe në prag të këtyre zgjedhjeve, nuk duket që liderët politikë europianë të deklarojnë hapur mbështetjen e tyre për njërin apo tjetrin kandidat.

Në Shqipëri, para Trumpit, edhe për shkak se ndarja qendër e majtë-qendër e djathtë, në kuptimin kulturor dhe ekonomik, thuajse nuk ekziston, qëndrimi ndaj zgjedhjeve të radhës në SHBA është karakterizuar nga pritja në heshtje, pa debate e fituesit, kurse pas zgjedhjeve të dyja palët janë bërë pa asnjë rezervë me Presidentin fitues. Këtë traditë do ta thyente Edi Rama kur deklaroi në CNN më 2016 se Trump ishte një rrezik për botën – deklaratë që e bëri për shkak të lidhjeve të tij (kryesisht nëpërmjet Sorosit) me demokratët amerikanë, si dhe duke besuar në sondazhet që e jepnin Clinton fituese të sigurt.

Për shkak të deklarimit të tij anti-Trump, kombinuar me faktin se administrata e Obamas i kishin dhënë goxha mbështetje dhe legjitimim Edi Ramës (mjaft të kujtosh Reformën në Drejtësi, pasojat dramatike të së cilës po shfaqen sot) ishte e kuptueshme që opozita të shpresonte fitoren e Trumpit. Në fakt, pas fitores së tij ka pasur disa shkrime në mediat amerikane që denonconin politikat pro Rama të Ambasadës Amerikane në kohën e ambasadorit Lu. Por, shpejt u pa se Rama ktheu 180 gradë qëndrimin ndaj Trump-it dhe, ç’është më e rëndësishmja, pragmatizmi plot improvizime dhe jo koherencë i Trump solli në Shqipëri një mbështetje edhe më të madhe të administratës Trump ndaj narkoqeverisë së Ramës, që kulmoi me paralajmërimin e Palmer-it kundër opozitës në prag të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe po vazhdon me qëndrimet e ambasadores Yuri Kim, aq sa sot opozitarët duhet të ndjejnë mall për të shumë kritikuarin Lu. E, megjithatë, paradoksalisht, edhe pse, për hir të së vërtetës, duhet thënë se nuk kemi pasur qëndrime hapur të liderëve opozitarë, nuk janë të paktë sot opozitarët që kërkojnë fitoren e Trump-it, çka bie në sy më shumë në rrjetet sociale.

Në këtë shkrim dua të jap gjashtë arsye sepse një fitore e Biden-it do të ishte më shpresëdhënëse sesa një fitore e dytë e Trump-it për sa i përket aspiratës së shqiptarëve për një vend më të mirë dhe më demokratik (për çka pretendon se lufton dhe opozita).

1. Me presidencën e tij plot me qëndrimet jokoherente të papritura, polarizuese, konfliktuale, prej narcizisti të sëmurë, prestigji i SHBA-ve në botë ka rënë më poshtë se kurrë ndonjëherë, duke e bërë vendin më të fuqishëm e më të rëndësishëm në botë të mos merret ndonjëherë as seriozisht. Në fakt, Trump është vërtet një rrezik për botën, prandaj edhe për ne.

2. Trump është një rrezik për demokracinë. Një fitore e tij do të përforconte një prirje që vihet re sot në vende me demokraci të brishtë të liderëve të fortë që tentojnë të personalizojnë politikën në vend se të punojnë për forcimin e institucioneve dhe ndarjen e pushteteve. Një fitore e tij, pra, do të ishte një inkurajim edhe për sjelljet alla Trump të Ramës në Shqipëri.

3. Nëse do të shohim konfrontimin Trump–Biden për sa i përket vizionit për botën, duke e lidhur atë me problematikat e Shqipërisë, ka disa pika ku qartazi vizioni i Bidenit është më afër nevojave urgjente që ka sot Shqipëria për ndryshim. Kam parasysh këtu ndjeshmërinë shumë më të madhe të Bidenit dhe demokratëve amerikanë në dy çështje, që në Shqipëri ulërasin për ndryshim.

Së pari, ndjeshmëria më e madhe ndaj publikes, veçanërisht shëndetit publik që me Covidin është shfaqur në gjithë dramacitetin e vet.

Së dyti, vizioni i Biden-it pro ambientalist për energjinë e rinovueshme etj., në përputhje me vizionin europian do të ndikonte sado kudo për frenimin e masakrimit ambiental që po pëson Shqipëria për interesat e një oligarkie kriminale.

4. Një riafirmim i Trump-it në Shtëpinë e Bardhë rrezikon të rikthejë skenarin e ndryshimeve të kufijve në Kosovë, me gjithë implikimet që ai mund të sjellë në botën shqiptare dhe në rajon.

5. Trump, mbështetës i Brexit-it, nuk e ka për zemër projektin europian i cili, megjithë shumë dështime, mbetet ende shpresë se mund ta ndihmojë Shqipërinë në proceset demokratike. Një kthim i demokratit Biden, i cili është pro europian, mund ta ndihmojë këtë projekt. Po ashtu, në këtë kontekst, vendet europiane janë bërë gjithnjë e më të vetëdijshme për problemet e korrupsionit, krimit të organizuar e proceseve antidemokratike në Shqipëri dhe i kanë shtuar kritikat, kurse administrata Trump, për shkaqe pragmatiste interesash gjeopolitike deri elektorale të Trump-it, ka shtuar mbështetjen ndaj tij. Mjaft të kesh parasysh diferencën e dukshme në qëndrimeve mes SHBA dhe Gjermanisë dhe vendeve të tjera serioze europiane lidhur me këto. Nuk duhet harruar se administrata Trump bëri një lojë të shëmtuar në Kosovë kur rrëzoi një qeveri të zgjedhur demokratikisht e që jepte shpresë për të goditur sistemin oligarkik kriminal të ngritur atje, duke dhënë mesazhin për udhëheqësit e korruptuar shqiptarë se për të pasur mbështetjen e SHBA-ve mjafton t’u shërbesh interesave elektorale të presidentit të tyre.

6. Dy partitë kryesore opozitare, duke qenë europianiste dhe të lidhura me partitë simotra europiane, nuk kanë asnjë interes të afrohen me Trump-in, që ka punuar kundër tyre, sepse, përveç të tjerash, kjo do t’i largonte nga këto parti dhe mbështetja e tyre e mundshme.

“Panorama.al’



32 Comments

  1. O Ljuba i dashur !
    Shqipërisë nuk i duhet për lider ndonjë “internacionalist proletar” se ja ka pirë lëngun atij lloj internacionalizmi për gati 5 dekada.
    Shqipërisë i duhet një lider nacionalist si Trump që të mendojë e veprojë me objektivin “Shqipëria e para” e jo unë i pari.

  2. Ja ke fut pordhes lubonje

    Trumpi sheh punen e vet, por ne kontekstin shqiptar Rama i ka lidhjet me te forta me soros we mbeshtet hillary dhe bidenë

    Kshu qe futi i tas llall para se te flesh sonte

    1. Ky Ljuba o vella i ka hyp skijave . Trump nuk eshte antishqipetare , Thaqi Rama Iliri Isa Berisha Ramush Mona Luli etje keta jane zullumqaret e kombit

  3. Z.Lubonja sa lodhesh me arsyetime donkishoteske ma mire na beje nje analize se perse duhet shqiptaret te votojne Edi Ramen apo Bashen.

    1. Për të qenë më realist e më afër së vërtetës o astrit socialisti, pyetja duhej të shtrohej ndryshe :
      Përse i duhen shitur Ramës vota që i blen me para të vjedhura nga taksat tona, apo pse duhet lënë ai që të qeverisë me dhunën e bandave kriminale të mafies së drogës ?
      Pyetja tjetër duhej të ishte :
      Çfarë progresi ekonomik e demokratik i solli Rama Shqipërisë që ta votosh ate ?
      E keni zgjedhur këtë kryeministër për të qeverisur e përmirësuar jetën tuaj apo për tu englendisur me karagjozëritë e tij e fjalimet pafund nga tre-katër orë në ditë, ku ai sikur të ishte në opozitë, meret vetëm me lakimin e emrave të liderëve të opozitës ?
      Bashën e ke futur kot me ate pyetje pasi nuk ka qenë asnjë ditë kryeministër.
      Si ministër, sikur të gjithë ministrat e Ramës të kishin bërë vetëm njerën nga ato që ka bërë Basha si ministër transporti, ministër i jashtëm apo i mbrendshëm, , në këto 7 vite e gjysëm Shqipëria do të ishte pranuar në BE, e de facto Kosova do të ishte bashkuar ekonomikisht e kulturalisht me Shqipërinë, e mbi të gjitha Shqipëria nuk do të tregohej me gisht si Kolumbia e Europës, apo i vetmi vend demokratik në botë pa Gjykata të larta..
      Po të kujtoj një detaj “të vockël” për këtë.
      Basha si jurist i dipllomuar në perëndim, u ngarkua nga OKB për ngritjen e ministrisë së drejtësisë në Kosovë, kurse Ramë bojaxhiu e shkatëroi fare drejtësinë e Shqipërisë , nje shtet 100 vjeçar të pamvarur.

  4. lubonjes e bushatit po ti ven edhe nje LOP para ,lop komuniste pra keta si derrat qe e votuan ruqin,edvinin e gjunushin i shkojn mbrapa.

  5. Kështu i vrau Enver Hoxha shokët, por ai atëherë iu fuste plumbin. Tani nuk ka plumba, por ka shkrime. i bën vetë, i vë emër tjetër dhe i shpërndan Lulzimi nëpërmjet mediave të tij.

    Kjo është “vrasja” modern. Është njësoj siç e bënte diktatori.

    Është kjo ajo që po bën Luli sot.

    Është një fakt që të bën të mendohesh pak për të kuptuar se kush është Lulzimi i vërtetë dhe ku ka katandisur forca simbol e viteve ’90 dhe gazeta e shpresës së shqiptarëve.

    Ata po thonë se Jozefina është “vrasëse” me pagesë

    1. Ore kungull !
      Kanë 30 vite enveristët që ulërijnë se gjithë të këqijat i erdhën Shqipërisë nga “Saliu”, kurse tani na dilka edhe “Lulzimi” diktator. që të “vret me fjalë”.
      As “Saliun” e as Bashën nuk e sollën në pushtet komunistët jugosllavë, por u zgjodhën me vota të lira nga shqiptarët antienveristë, nga partia demokratike.
      Nuk e memi dëgjuar asnjëherë Bashën që të sulmojë publikisht asnjë nga këta të larguarit nga PD, e janë këta që ka kaq vite që shkojnë në mediat komuniste për të sharë ate.
      Në një parti demokratike, funksionon parimi i shumicës, e nëse shumica ka zgjedhur për lider Bashën, cilido antar apo eedhe funksionar i lartë i partisë duhet të respektojë vendimin e shumicës.
      Nuk i largoi Basha as Patozin e as Topallin nga partia apo funksionet partiake.
      Ishin vetë ato që sëbashku me Berishën patën dhënë dorheqjen si nënkryetarë të PD, pas humbjes së zgjedhjeve të 2013-ës
      Ata vazhduan të trajtohen si antarë të kryesisë së PD, e mundet që në zgjedhjet e ardhëshme, të garonin me Bashën e të dilnin ato në krye.
      Por nuk i la mendësia primitive o unë o ty.
      Veçanërisht tepër e rrezikëshme për PD u bë qëndrimi i tyre në zgjedhjet e vitit 2017 kur Rama doli në fushatë me tepsi e timon, e ata në vend që të mereshin me Ramën, lehnin kundër Bashës..
      Që Rama i fitoi zgjedhjet kryesisht me vota të vjedhura, e vërtetuar kjo edhe me përgjimet e publikuara në mediat ndërkombëtare, kjo tashmë është e provuar, ama që një numur i madh i shqiptarëve nuk dolën në votime të trullosur nga këta politikanë egoistë karrieristë, që përhapën gënjeshtrën se Basha e paska “kurdisur” të bashkëqeverisë me Ramën, edhe kjo e bëri efektin e saj.
      Jo më kot Rama po e vazhdon propogandën edhe tani mbi bazën e lëtij mashtrimi, duke aluduar se Basha është i gatshëm që të bashkëqeverisë me te. Këtë e bën se i pati sukses ky mashtrim në 2013, por me dorzimin e mandateve të opozitës, ky mashtrim tashmë do të bënte efektin e kundërt, prandaj aktivizoi këta të katërt ,

  6. e verteta i qarteson, gjalleron u jep zgjillje,shpres, siguri, paqe,shpetim gjinis njerzore, thotë:

    nuk ka rendesi kush fiton rendesi ka rruga qe ndjekin ,mbasi partit dhe shteti kan gjith nje abetare qe lexojn ,ne si shqiptar na mjafton te mos varemi nga tjeret por ti dalim vetes perzot

  7. Analiza me e dobet qe Lubonja ka bere ndonjehere. Pa diskutim qe Trump nuk eshte ai “djali i mire” qe presin te gjithe, por nuk eshte as pjese e “cunave problematike”. Te mendosh se presidentin e SHBA nuk e ze gjumi per ceshtjen shqiptare, eshte ne rastin me te mire naivitet i theksuar. Trump dhe Biden pretendojne qe te jene presidenti i ardhshem i SHBA dhe natyrisht qe ne menyren e tyre do mendojne per amerikanet. Problemi eshte se per Biden ka shume te dhena negative qe nuk behen publike nga mediat e majta amerikane. Nuk mendoj se nje njeri me ato probleme ne Ukraine, do jepte nje zgjidhje te mire per Shqiperine. Jo se Trump do mendoje per Shqiperine, kjo eshte larg mendesh. Por po te isha shtetas amerikan, pa diskutim qe do votoja Trump. Lubonja megjithese ka ide te majta, i bie ndesh ketyre ideve duke folur per “rolin udheheqes te SHBA ne bote” dhe per kete arsye, shkrimi i Lubonjes eshte nga me te dobetit.

  8. Lubonja mendon se socializmi do jete me i mire se Trump? Dhe sa here duhet te provohet socializmi dhe te deshtoje perseri sic ka deshtuar deri tani? Mos kujto se demokratet e sotem jane si perpara 20 vjetesh. Njerezit nuk duan lemoshe qe u premtojne demokratet por mundesi qe vijne vetem nga tregu i lire. Rritu taksat njerezve me te suksesshem, denoi ata qe prodhojne me shume ne emer te barazise sociale dhe katastrofa do vijoji.

  9. Lubonja ja ke fut kot mos je fut edhe ti ne rrjesht me Sorrosianet e tjere. Me Trampin u rrit punesimi dhe papunesia ra ne nivele qe Amerika nuk i kishte pare ne 4 dekada .Nga nje vend inportues u be vend eksportues.Uli ndikimin e Kines ne biznesin amerikan,Shpartalloi berthamen e ISIS te cilet ne kohen Obama ishin me te forte se kurre(40.000 trupa te deklaruara).Bizneset e tij nuk paten fare ndikim vazhduan punen njelloj si ne kohen kur nuk ishte president.Ne 4 vite president nuk marre kurre rroge ate e con gjithmone per bamirsi. Xho Baiden ka 47 vite ne politike dhe ska bere asgje dhe eshte vendosur aty si kukull pjese e klanit Obama, Klinton me mbeshtetje te bisnesmeneve si Xhorxh Sorros te cilet nuk i kane sjell asgje te mire Amerikes dhe mbare botes.

  10. E vërtetë që ka rëndësi edhe për shqiptarët zgjedhja e një presidenti amerikan.Por më rëndësi ka për amerikanët që po shofin që po kalojnë shumë majtas.Nga presidentët demokratë Shqipëria nuk ka parë një ndihmë të madhe përveçse nga presidentët republikanë(Bush at e bir sidomos.I mirë apo i keq Trump mundet që po të rizgjidhet do e ndihmojë hapësirën shqiptare të shkëputet nga kthetrat e Soros.

  11. Eshte me e thjeshte Shqiperia duhet te shoh vetem mbeshtetjen e Europes e ne vecanti te znj. Merkel.
    Amerika ben vetem eksperimente me pseudo ambasadore te paafte.

  12. Nje arsye qe shpiptaret duan fitoren e Trump qe hedh poshte cdo arsye tjeter. Trump = freedom, Biden = socialism.

  13. Dielli njesoj do te ndricoje, dmth shume zbehet, edhe sikur te fitoje Trump, edhe sikur te fitoje Biden, o xhaxhi Fatos!

  14. Trump ne 4 vjet mandat 0 luftra ne bote. Vendet ecropiane serioze thote lubonja. Per cilat vende e ka fjalen per francen e makronit me interesat e bankiereve kunder jelekverdheve apo per konten e karagjozeve 5 stele. Neoliberizmi ashtu sikurse socializmi jane demostruar ideologji falimentare, perkundrazi te nje solidarideti globalist kane shkaktuar vec luftra, kriza ekonomike,alokime kapitali kundrejt vendeve me ekonomi me te brishte. Pra socialimi , neoliberizmi kane shfaqur te kunderten e solidaritetit midis kombeve. Ka ardhur koha e kombetaristeve, duaje vendin tend te te respektojne te tjeret. Njerezit lan komunizmin, socializmin, neoliberizmin, lubonja vazhdon ende me perralla solidariteri. I pandreqshem

  15. Opinionet jane si vrima bythes. Cdokush e ka nga nji.
    Ka Lubonja te vetin, ka edhe Ari kari koqevari te vetin….

    1. E para, ku e pe qe Ari kari, eshte Kosovar?Nuk ka ne Shqiperi qe flasim gegnishte? Pra qenke inorant, E dyta .Ai Ari , e kemi kuptu te gjithe qe eshte ose idiot i lindur, ose e ben rolin e idiotit,se ashtu ia do puna, se ndryshe nuk shante te gjithe ,dhe ku i vetmi argumentim qe jep ne komente eshte “leshi i Nexhmijes, frroku, ndrroku,coku,loku, koku,..kaq e ka fjalorin Ari. Por ate termin koqevar qe e perdor, tregon se je nje ndyresire mashkull, qe ofendon gjysem e kombit duke ia dhunuar emrin e Krahines, vetem se paske bere ndonje debat me njerin prej tyre,qe ne fakt me shume mundesi as nuk eshte nga ajo ane, por edhe po te jete kush ta jep ty te drejten te shash te gjithe vetem per faj te nje derri. Nuk ka pyll pa derra o derrkuc, se ti sje as derr por derrkuc. Turp te kesh

      1. Ari eshte kar dhe ti kte e ke kuptu. Ari eshte aq kar sa nuk e meriton me qen kosovar, po eshte koqevar. Eshte nga ata koqevaret qe rrin tuj pi caj gjidh dite ne DE.
        Te fala nga kuksi.

  16. Shkrim shume i mire I Lubonjes. E ka argumentuar edhe pse te huajve(ameriknave dhe europianeve)o-shqiptareve nuk u duhet nje fitore e tij, por titullin e ka vendos perse ne shqiptareve nuk na duhet nje fitore e Tramp, sepse ne fund te fundit ne jemi shqiptar dhe shohim interesin tone, ose te pakten duhet te shihnim, se e shoh qe edhe ketu me vlere paska majtizmi-djathtizmi se sa interesi kmbetar. .Sidoqofte kot lodhemi, as skemi ndikim,dhe as se ndalojme dot fitoren e Biden

  17. Me siper ka kmente qe une nuk mund ti beje.Me nivel.Prandaj do zbres poshte.
    Mjer ne,nje popull qe mer buke me liste,te bejme politike te madhe.Kush jane me te mire per ne.Sigurisht,asnje.Sa mire do te ishte te mos kishim ambasada ne asnje vend.Te viheshim pran nje shteti te vetem,ti dorezonim mbrojtjen ekonomine ,politiken ejashtme.Mjfton te ishte shtet demokratik,dhe te mos hanim mut si po ha Lubonja i perndjekur politik.

  18. Shqiptare mendjemprehte qe mendojne se White House gdhihet e ngryset me harten e Shqiperise mbi tavoline te Zyres Ovale!
    Per Shqiperine gjithmone ne Departamentin e Shtetit eshte kujdesur nje nga taborri i ndihmesave te shumte te zv. Sekretareve te Shtetit!
    Kuptoni o njerez se as Trump e as Bidonit kush te jete, nuk i kercet neser atje ne Zyren Ovale fare, por fare ama, per kete rreze te Ballkanit!

  19. Mbase Lubonja ka te drejte, mbase Shqipetareve vertete nuk i duhet nje fitore e Trump, por une mendoj se i duhet botes nje Fitore e Trumt. Gjithashtu une mendoj se eshte me i rendesishem interesi Global sesa interesi i Shqiperise.

  20. 7 arsy se shqipetarve nuk ju duhen mur stalini si kubinja,bushati,zef oreqi,oreq zogaj,sokol balla,hila me gruan anila bashe e ilva tare keta jan me mut se ruqi ,balla e edvini.

  21. Lubonja është si ai bishti i qenit që bisht qeni mbetet, komunist këlysh komunisti, edhe mbasi ja futën komunistët, ai përsëri kumunist bisht qeni mbetet, kjo dallohet në tërë analizat e tij. Çështja Trump sot është botërore, Demokracia kundër diktaturës botërore e udhëhequr nga Sorosi, nga Kina, nga oligarkia financiare si pragu i komunizmit internazional, por që nuk dalin haptas në ballë të “betejës” elektorale, por nxjerrin një të sklerotizuar me alzhaimer, të korruptuar deri në pslcë, si dordolec për ta tërheq për hunde e me i rras përgjegjësinë e batërdive që do bëjnë në Amerikë. Ndërsa sjellja paraelektorale e Trump me çështjen Serbi-Kosovë është thjesht pragmatizëm elektoral për votat e dy palëve që ndoshta mund të lëvizin rezultatin një thërrime që në fund të fundit ta ketë në xhep edhe thërrimen. Fitorja e Trump do përkojë edhe me zbutjen dhe zhdukjen e “pandemisë” të krijuar nga Kina në laborator, për të shkatërruar rendin demokratik botëror e për të vendosur autokracinë në krye të botës. Katrahura e krijuar për vrasjen e një afroamerikani nga një polic i bardhë, i shërbeu si sebep për të djegur Amerikën dhe prishjen e rendit. Sa afroamerikanë ka vrarë policia në kohën e Barak Obamës… dhe nuk ndodhi asgje? Kurse Lubonja si EDrama dhe Albin Kurvi sulmojnë Trump… si miza në bythë të kalit që shet pordhë se po tërheq karrocën.

  22. Ore kungull !
    Kanë 30 vite enveristët që ulërijnë se gjithë të këqijat i erdhën Shqipërisë nga “Saliu”, kurse tani na dilka edhe “Lulzimi” diktator. që të “vret me fjalë”.
    As “Saliun” e as Bashën nuk e sollën në pushtet komunistët jugosllavë, por u zgjodhën me vota të lira nga shqiptarët antienveristë, nga partia demokratike.
    Nuk e memi dëgjuar asnjëherë Bashën që të sulmojë publikisht asnjë nga këta të larguarit nga PD, e janë këta që ka kaq vite që shkojnë në mediat komuniste për të sharë ate.
    Në një parti demokratike, funksionon parimi i shumicës, e nëse shumica ka zgjedhur për lider Bashën, cilido antar apo eedhe funksionar i lartë i partisë duhet të respektojë vendimin e shumicës.
    Nuk i largoi Basha as Patozin e as Topallin nga partia apo funksionet partiake.
    Ishin vetë ato që sëbashku me Berishën patën dhënë dorheqjen si nënkryetarë të PD, pas humbjes së zgjedhjeve të 2013-ës
    Ata vazhduan të trajtohen si antarë të kryesisë së PD, e mundet që në zgjedhjet e ardhëshme, të garonin me Bashën e të dilnin ato në krye.
    Por nuk i la mendësia primitive o unë o ty.
    Veçanërisht tepër e rrezikëshme për PD u bë qëndrimi i tyre në zgjedhjet e vitit 2017 kur Rama doli në fushatë me tepsi e timon, e ata në vend që të mereshin me Ramën, lehnin kundër Bashës..
    Që Rama i fitoi zgjedhjet kryesisht me vota të vjedhura, e vërtetuar kjo edhe me përgjimet e publikuara në mediat ndërkombëtare, kjo tashmë është e provuar, ama që një numur i madh i shqiptarëve nuk dolën në votime të trullosur nga këta politikanë egoistë karrieristë, që përhapën gënjeshtrën se Basha e paska “kurdisur” të bashkëqeverisë me Ramën, edhe kjo e bëri efektin e saj.
    Jo më kot Rama po e vazhdon propogandën edhe tani mbi bazën e lëtij mashtrimi, duke aluduar se Basha është i gatshëm që të bashkëqeverisë me te. Këtë e bën se i pati sukses ky mashtrim në 2013, por me dorzimin e mandateve të opozitës, ky mashtrim tashmë do të bënte efektin e kundërt, prandaj aktivizoi këta të katërt ,
    Sa për Ljubën , besoj se lexuesit janë mësuar tashmë me te.
    Nëse i ka të hequra syzet e marksisitit, i sheh gjërat me realizëm dhe e godet të keqen me emrin e saj.
    Sapo vë syzat marksiste e fillon nga teorizimet duke ju larguar realiteteve, fillon e flet përçart.

  23. Lexova sot një njoftim interesant në Zërin e Amerikës.
    Një gazetar i shquar amerikan, fitues i çmimit Pulitzer, ka dhënë dorheqjen. nga media ku punonte, në shenjë kundërshtimi ndaj redaksisë, që insistonte për të censuruar një shkrim të tij.
    Gazetari kishte bërë një shkrim ku me fakte e dëshmitarë , vërtetonte se kandidati për president z, Biden, ndryshe nga sa mohohet, ka bashkëpunuar me të birin biznesmen, në afera korruptive me disa kompani kineze.
    Redaksia i kërkonte me ngulm që para se ta botonte shkrimin, të hiqte ato pjesë, ku përmendej kandidati për president Biden.
    Është fakt që mediat më të mëdha amerikane e europiane , me një qëndrim të dukshëm të njëanshëm majtist, kanë bërë çmos për të denigruar presidentin aktual, e me këtë njoftim na del edhe censura për të shmangur çdo kritikë ndaj z.Biden.
    Nuk mund të mar përsipër që të bëj vlerësimin se cilin kandidat për president në SHBA, do të zgjedhë elektorati amerikan, që sipas lajmeve po mer pjesë më shumë se çdo herë tjetër në zgjedhjet presidenciale.
    Në SHBA, ndryshe nga vende të tjera demokratike , ku votimet duhet të kryhen vetëm në një ditë të caktuar, ka kohë që në qendrat e votimit ka filluar votimi ku mijra qytetarë presin në rradhë të gjata, veç votimit me postë.
    Ndërkaq , në takimet e presidentit Trump me elektoratin mblidhen shumë qytetarë, kurse në takimet e kandidatit Biden, qytetarët janë të paktë, ama mediat më të shumta, fare hapur mbështesin këtë të fundit.
    Z.Lubonja , si Edi Rama në 2016, ka marë përsipër të godasë “armikun e botës”, z.Trump me merakun se ai është përfaqësues i multimiliarderëve amerikanë e për formimin majtist të Lubobjës, çdo multimiliarder duhet parë me dyshim.
    Po i dashuri Lubonja, multimiliarder është edhe manjati i mediave Bromberg.
    Si përfaqësues e mbështetës i partisë demokrate liberale amerikane, multimiliarderi Bromberg ka deklaruar se për këto zgjedhje në favor të Biden, ka dhuruar miliona dollarë për fushatën në shtete si Florida e Teksas ku dominojnë republikanët.
    Multimiliarder Sorosi që mban me milionat e tij mediat e majta, multimiliarder Bromberg e të tjerë që derdhin milionat e tyre në fushatë pro partisë demokrate. përse zi na qenka republikani Trump, e i bardhë demokrati Biden ?
    Mediat e majta po trumbetojnë me forcë se pjesa më e madhe e rinisë amerikane, paska besim më shumë tek “djaloshi 77 vjeçar” Biden, sesa tek tek “djaloshi” tjetër 74 vjeçar Trump.
    Nëse rinia amerikane qenka e dashuruar ndaj ideollogjisë së majtë liberale, atëhere çdreqin duan shqiptarët që janë të dashuruar me sistemin kapitalist demolratik perëndimor.
    Përse duna të emigrojnë në vendet kapitaliste më të fuqishme si SHBA, Anglia apo Gjermania, e nuk marin yrysh nga Kina apo Koreja e veriut ?

  24. O Anale-ist thuje hapur Trampi nuk duhet qe te heqim kete ambasadoren vije nje tjeter ambasador qe te pjerdhim reformen ne drejtesi e baballaret e tu shpirteror te gezojne pasurine e vjedhur duke te hedhur dhe ty ndonje kocke per gam gamet e perditshme

  25. Të presim tani analistin antiamerikan Lubonja, se çfarë do të thotë pas një viti të presidencës së Biden.
    A mos do të dalë edhe për Biden me “gjashtë arsye se pse nuk duheshte zgjedhur president” ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *