Dy duar që përmes një xhami: është foto që përfaqëson izolimin në shtëpi të sulmuesit të Lazios Ciro Immobile, postuar nga e shoqja Jessica në story në Instagram. Sulmuesi bardhekaltër është në pritje të rezultatit të një tamponi të ri që të certifikojë ose jo infektimin nga Covid-19, pasi gjatë ditës së martë i është dashur të heqë dorë edhe nga transferta e Champions League kundër Bruges, së bashku me disa lojtarë të tjerë.
Të paktën deri të premten Immobile duhet të qendrojë plotësisht i izoluar, edhe nga bashkëshortja, që ka shfaqur gjithë trishtimin e saj me foton emocionuese dhe emoticon në lot.