• |
ide | kryesore

Rama 94 vota kundër BE/ Si ra alibia e kryeministrit për mungesën e kohës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Edi Rama vendosi ti thotë “JO” Bashkimit Europian duke votuar sot në kuvend kundër thirrjeve të Brukselit për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias para se të votojë për futjen në fuqi të Kodit të ri Zgjedhor. Kanë qenë 96 deputetë (Socialistë plus opozita e re), që kanë votuar për rrëzimin e dekretit të Metës për shqyrtimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të miratuar nga maxhoranca pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare.

Rama ka përdorur edhe njëherë sot në kuvend argumentin e mungesës së kohës duke replikuar me 8 europarlamentarë të së djathtës (poshte) që i bënë mbrëmë thirrje të vinte Shqipërinë përpara interesave personale dhe të mos rrezikonte hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Shtohen thirrjet që Rama të presë Venecian: Rrezikoni integrimin

“Janë të tronditur ( i referohet eurodeputetëve). Por për çfarë?! Si mund të presim Venencian deri në dhjetor kur ligji ka kaluar dy javë më parë, pas një procesi që ka marr vite?! Për cfarë janë të tronditur?!
Janë të keqinformuar qëllimisht duke shfrytëzuar marrëdhëniet ndërpartiake e pastaj thonë: kryeminstër shpresojmë të vesh interesat e Shqipërisë para. Pa asnjë dyshim! Shqipëria kalon një reformë, falë këtij parlamenti dhe shkon në zgjedhje. Ligji ka kaluar, Kushtetuta është ndryshuar.
Venecia është i mirëseardhur, kur të vijë do e shohim dhe do hapim një diskutim nga e para nëse do të ketë nevojë. Por zgjedhjet e 25 prillit nuk presin më asnjë këshill politik” tha ai në fjalën përpara votimit.

Po si qëndron problemi i mungesë së kohës që kryeministri ka përdorur si të vetmin justifikim për të hedhur poshtë kërkesat që i erdhën nga euro komisioneri i BE për zgjerimin Varhelyi dhe nga zëdhënësja e Komisionit Europian?

Lapsi.al ka konsultuar disa ekspertë të pavarur të zgjedhjeve që të gjithë pohojnë njëzëri se alibia e mungesës së kohës nuk qëndron. Sipas tyre, e para, kuvendi nuk ka asnjë kufizim kohor për shqyrtimin e një dekrekreti për kthim ligji nga presidenti. Vetëm pasi ky dekret fillon shqyrtimin në komisione futen në punë afatet kohore. “Nëse parlamenti shqiptar do të priste vendimin e Venecias kjo do të kishte vetëm një problem, se nëse komisioni do të rekomandonte ndryshime, ato do të bëheshin pasi loja ka filluar, pra pasi presidenti ka vendosur 25 prillin si datën e zgjedhjeve. Por nga pikpamja teknike nuk ka tjetër pengesë. Pëshembull procesi më i vështirë, ai i identifikimit biometrik të zgjedhjeve mund të fillojë, sepse kjo pikë e nxehtë e marëveshjes së 5 qershorit, ia ka atribuar këtë kompetencë KQZ-së që tashmë është ngritur. Pra përmbledhtas edhe nëse do pritej Venecia jo deri në dhjetor siç ka thënë komisioni, por edhe në janar kjo nuk e dëmtonte aspak mbarëvajtjen e zgjedhjeve” tha një specialistë të kushtet e anonimatit për Lapsi.al.

Një koleg tjetër i tij ndan të njëjtin mendim: “Ndryshimet e Kodit zgjedhor kanë të bëjnë më faktin se sa të hapura do të jenë listat dhe se si do të formohen koalicionet me një apo me shumë lista emërore dhe ky është një problem që nuk ka urgjencë. Të thuash që jemi vonë është një alibi” theksoi ai.

Por kjo alibi qe rruga e vetme që kryeministri kishte për ti’u shmangur kërkesës gati ultimative që i erdhi nga Bashkimi Europian. Sapo presidenti Meta i ktheu ndryshimet në kod Kuvendit dhe njoftoi se do ti drejtohej komisionit të Venecias, filloi presioni nga BE. Oliver Varhelyi, në një postim në Tëitter, të hënën shkroi: “Unë besoj se Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë parasysh këtë këshillë përpara se të vazhdojë me rivotimin. Duke pritur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në prill 2021” theksoi ai.

Por, menjëherë pas këtij postimi Edi Rama deklaroi se ai nuk ka ndëmend ta presë Venecian, pasi nuk ka kohë për të humbur.

Rama refuzon komisionerin e BE dhe Venecian për kodin: “do i votojmë në parlament”

Socialistët çuan menjëherë në kuvend nismën për ta hedhur poshtë dekretin e presidentit, duke mos përfillur draftin me tetë pyetje që kreu i shtetit i ka shpënë për konsultim Venecias. Ky qëndrim ka ngjallur një seri zinxhir reagimesh. “Bashkimi Europian beson se Komisioni i Venecias do t’u ofrojë palëve këshilla të shpejta lidhur me zbatimin e ndryshimeve Kushtetuese të aprovuara nga Parlamenti në 30 korrik. BE pret që palët të marrin në konsideratë udhëzimet e Komisionit të Venecias”, deklaroi këtë të martë zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero-Hernandez.

Sërish eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Verhelyi përsëriti edhe pas reagimeve të Ramës thirrjen: “Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”. Ai e ftoi edhe njëherë personalisht kryeministrin: “I kënaqur që kryeministri mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese të korrikut. Prandaj do të ishte e matur të presim që të dorëzohet para rivotimit në Parlament”, shkroi ai në Twitter.

Ashtu sikurse e shpjegoi me argumenta Lapsi.al alibia nuk kemi kohë nuk qëndron. Pikërisht për këtë edhe drejtuesit e BE në Bruksel e përsëritën kërkesën e tyre më me forcë pasi Rama e pëedori këtë alibi. Me sa duket i fortë me votat e opozitës së re kryeministri nuk i përfilli thirrjet e Brukselit dhe sidomos apelin e eurokomisionerit për Zgjerimin, Oliver Verhelyi: “Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”.

©Lapsi.al



8 Comments

  1. Te presesh zgjedhje te lira e te ndershme me Ramen, eshte njesoj si te presesh nga ujku qe te ruaje kopene e qingjave. Pra ujku Rama te ruaje votat per qengjin Basha. Por ka dicka qe Rama nuk e ka llogaritur. Koalicione do kete dhe do jene te pakten dy. Disa nga keto partite e vogla apo te reja do bashkohen, LSI do marre disa parti nen siglen e saj e keshtu votat e cuara dem do ndahen ne mes te kater grupimeve politike. Ne kete rast, do kemi rritje te numrit te votuesve pasi partite e reja do marrin kryesisht elektoratin gri qe nuk voton. Keshtuqe PS nuk do arrije dot te beje hajer me “camet” e Dibres apo “maqedonasit” e Kukesit dhe do bjere shume keq. E vetmja “arritje madheshtore” e Rames ne kete rast, eshte se vendi do hap negociatat me BE pas ndonje dekade.

  2. Keshtu eshte kur te mesojne zanatin me te vjetrit.Historia perseritet por me figura te tjera.
    Cjapi plak u betua ne 1997 si President pa asnje njeri ,europa e braktisi fare,por Cjapi vazhdoi dhe mgjse u rrezua prahyri ne bisedime si pale.
    Po keshtu Mete floriri,do te hyje si pale mgjse nuk i takon.Aman me mbani pak gjalle.
    Rama eshte me usta,sepse mesoi nga fajet e te tjereve,

  3. Sdo behen zgjedhje fare…se po ti numeroi Taulant Balla votat normal qe zgjedhjet s’behen…Pastaj ku e duam BE-ne ne?!

  4. Ky Kryeminister,qe kudo ,e kurdohere,permend ngaterresat e zorreve te barkut,vend-e pa-vend,nuk ben gje tjeter,vecse,tregon zorret e veta,qe asnjehere ne jeten e tij,nuk kane qene te qeta,e megjithate,edhe nese ne ndonje rast,zorret e ka patur ,paka shume me te qeta,ai,me veprimet e veta zuzare,prej nje arapciu te pa shoq,i ka ngaterruar perseri,qe zorret e tija,te mos gjejne kurre qeetesi.A ky rrugac,perseri,mendjen e ka,te ngaterroje gjithmone,zorret e te tjereve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *