• |
ide | kryesore

Regjisori japonez realizon filmin horror-komik me Zoom

-Instant, Paparazzi, Slider



Filmi i ri, rreth 26 minuta i Shinichiro Ueda u xhirua në distancë, atëherë kur askush nuk duhej të takohej me asnjë. Xhirimet janë bërë nga celularët e aktorëve, që në të shumtën e rasteve kanë filmuar veten, si dhe nëpërmjet regjistrimeve të takimeve online në Zoom.

Ai përmban të njëjtët personazhe nga filmi prej 37 minutash, që rrëmbeu çmime në vitin 2017, “One Cut of the Dead”. Në një intervistë, Ueda u shpreh se dëshironte “t’i shpërqendronte pak njerëzit nga stresi dhe frika e çdo dite”. “Të argëtohem përmes filmave apo TV më ka ndihmuar ta përballoj këtë kohë. Ndjeva një mision të brendshëm, për të ndihmuar dhe unë të tjerët në këtë mënyrë.” Filmi përqendrohet rreth një kasti dhe grupi pune që duan të xhirojnë një film të shkurtër, por diçka misterioze i sulmon vazhdimisht viktimat e tij, duke i gudulisur, në mënyrë që ata të mos ndalojnë së qeshuri. Ka editime gazmore dhe një mënyrë ndryshe të treguarit të historisë.

Stili i Ueda-s përfshin komedinë e zhurmshme dhe përqendrohet më tepër në tregimin vizual sesa verbal, një qasje relativisht e rrallë në filmat bashkëkohorë japonezë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *