• |
ide | kryesore

Ibrahimovic zgjidhet MVP i tetorit në Serie A: “Demostrimi që mosha nuk është faktor”

-Instant, Sport



Lega Serie A ka dorëzuar cmimin MVP të muajit tetor për Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i Milanit kryesues. Dorëzimi i trofeut do të bëhet para ndeshjes së kuqezinjve me Hellas Verona, të dielën e 8 nëntorit në San Siro. Klasifikimi është dizenjuar sipas zbulimeve statistikore të Stats Perform, me përfshirjen e të dhënave të gjurmuara të regjistruara nga Netco Sports.

Mes karakteristikave kryesore që i kanë lejuar numrit 11 kuqezi të kryesojë mbi kampionët e tjerë janë evidentuar këto të dhëna: ka zhvilluar indeksin e eficencës teknike më të lartë në dy javë nga tre; një performancë efikasiteti teknik në 96,3%, me kulmin e arritur në 98%, e fizik me 92%; falë aftësive të jashtëzakonshme taktike (K-Movement 97%) lejon të japin në maksimum edhe shokët e tjerë të skuadrës; kontrolli i mirë i topit e ka lejuar të mos humbasë asnjëherë një 1vs1 ofensiv e të arrijë 94% në K-Pass.

“Nisja e sezonit të Zlatan Ibrahimovic ishte i jashtëzakonshëm, me shtatë gola të realizuar në katër ndeshje. Sulmuesi kuqezi që kur është kthyer në kampionatin Italian i ka ndryshuar fytyrë Milanit, duke tërhequr shokët në fushë me karizmën e tij e kualitetet teknike të një kampioni të vërtetë. Ibrahimovic është një kampin i pafund e po tregon se mosha nuk është një factor përcaktues nëse punon cdo ditë me seriozitet, entuziazëm e pasion”, ka deklaruar Luigi De Siervo, administratori i deleguar i Lega Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *