• |
ide | kryesore

Manastirliu flet për mungesën e tamponëve: Është e vërtetë që javën e kaluar patëm një fluks të madh

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli rreth vonesave të tamponëve për qytetarët të cilët i kanë kërkuar ato.

Ministrja pranoi se ka pasur vonesa javën e kaluar, për shkak të fluksit të shtuar të kërkesave.

“Është e vërtetë që në një moment të shkurtër të javës së kaluar kemi pasur një fluks të madh të kërkuesave për tampon, ardhur nga rritja e rasteve.

Jo vetëm që kemi katërfishuar numrin e testimeve të bërë me metodën e artë të PCR, por kemi vendosur në operacion edhe laboratorin në QSUT, por po ndërtojmë edhe një laborator, një sistem më shumë për t’i ardhur në ndihmë kapaciteteve të ISHP për të vijuar rritjen dhe për të siguruar përgjigjen 24-72 orë. Këtë jep komiteti i ekspertëve si standard të përgjigjeve.

Ne e kemi këtë standard, pavarësisht fluksit të madh që kishim në ato momente dhe që jemi duke rikuperuar”, tha Manastirliu.



2 Comments

  1. Ju nuk keni katerfishuar numurin e tamponeve moj idiote por jane qytetaret qe bejne me100 euro tamponin tek privati qw e ka shtuar ate shifer.Soji juaj eshte i gatshem te nderprese tamponet e shtetit per ti derguar njerezit tek privati duke perfituar perqindjen nen dore ,sic behet per cdo ilac te parimbursueshem nga mjeket. Thoju qytetareve pse tamponi kushton 100 euro ne Shqiperi dhe ne Europe maximumi 60 euro nga te cilat 50.5 euro ju rimbursohen nga shteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *