• |
ide | kryesore

Gazetari kundër serialit ‘The Crown’: Është abuzim i licencës artistike

-Instant, Paparazzi, Slider



Seriali i familjes mbretërore “The Crown” ka grumbulluar mirënjohje për aktorët e saj, por ka qindra pasaktësi dhe është thuajse poshtërues ndaj individëve të gjallë ose të vdekur kohët e fundit.

Seriali i ri i Neflix duket si një trillim dhe ofendim. Skenaristi, Peter Morgan, pranon: “Ndonjëherë duhet të braktisësh saktësinë, por nuk duhet të braktisësh kurrë të vërtetën.”

Por, cilat pjesë ishin të vërteta dhe cilat të gabuara? Ishte një histori e rreme. Fjalët dhe veprimet e individëve të gjallë u sajuan për t’iu përshtatur një komploti që mund të ishte shkruar nga mbështetësit më të mëdhenj të Dianës. Historia e rreme është realiteti i rrëmbyer si propagandë. Siç nënkupton Morgan, filmi i tij mund të mos jetë i saktë, por qëllimi i tij është të ndajë një të vërtetë më të thellë me audiencën e tij: që familja mbretërore u sollën si kafshë me Dianën. A do të na thuhet më tej se ishin ata që e vranë në të vërtetë? Kur miliona shikuesve u thuhet se të dyja, Diana dhe Thatcher ishin poshtëruar nga familja mbretërore në Balmoral, ne nuk duhet të mbështetemi te dikush si Vickers për t’u përgjigjur se kjo është krejtësisht e pavërtetë. Korrigjimi do të kalojë me miliona shikues. Ligjet e privatësisë dhe shpifjeve janë krijuar me vite për të mbrojtur individët kundër mbikëqyrjes dhe ndërhyrjeve gjithnjë e më shumë në jetën personale. Shumica e njerëzve i mbështesin dhe një numër në rritje i përdor ato.

“The Crown” ka marrë liritë e saj duke u mbështetur në ngurrimin e mirënjohur dhe të ndjeshëm të familjes mbretërore, për t’u drejtuar në gjykata. Kjo është një licence artistike frikacakësh.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *