• |
ide | kryesore

Gënjeshtra me video/ Taulant Balla ka me shumë kaseta edhe se vetë Bellanica

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Taulant Balla është i vetmi nga politikanët dhe gazetarët e rilindjes që ka deklaruar publikisht se midis Lulzim Bashës dhe njeriut që e akuzon atë se ka fshehur kasetën me krimet e luftës nga serbët në Krushë të madhe, ai i beson, të dytit.


Ndërkohë që socialistët e tjerë ngrnë pyetje dhe hedhin dyshime të tërthorta, Balla deklaron pa droje se kreu i opozitës e ka fshehur kasetën e filmuar nga kameramani amator.


Plas gallata/ Ku e fshehu kasetën Lulzim Basha

Më në fund është kuptuar edhe arsyeja se përse ndodh kjo. Sepse, Taulanti që kërkon një kasetë, di edhe më shumë sesa i zoti i filmimeve. Ndërkohë që Milaim Bellanica ka deklaruar se të gjithë faktet e tij i kishte të mbledhur në një videokasetë, Balla i zënë ngushtë pretendon se Bellanica ka pasur dy të tilla.

Ky zbullim është bërë gjatë një debati në Open të enjten në mbrëmje. Kur u përball me argumentin se Lulzim Basha nuk ka fshehur asnjë provë dhe se, sikurse ka deklaruar edhe ish deputeti socialist Dashamir Peza që në vitin 1999 ka punuar për BBC, kameramani amator këtë provë filmike ia ka dhënë televizionit prestigjoz britanik, Balla ndryshoi version.

Kaseta e masakrës së Krushës/ Dëshmitari Dash Peza jep një tjetër version nga kameramani Bellanica

Ai torri një histori të gjatë për ekzistencën e dy kasetave, një që e ka pasur vetë Milaimi dhe një që e ka pasur nëna e tij. Pra njërën e ka marë BBC dhe tjetrën e ka fshehur Lulzim Basha (shiko pjesën e dytë në videon poshtë).

Në këtë version e ndihmoi edhe gazetari Carlo Bollino i cili konfirmoi ekzistencën e dy kasetave madje precizoi se njëra është audio dhe tjetra video.

Por, në fakt, Taulant Balla nuk e dinte se pikërisht në të nëjtën kohë që ai deklaronte në Top Channel se ishin dy kaseta dhe Basha kishte fshehur njërën prej tyre, Bellanica po jepte intervistë live në Syri televizion, dhe i pyetur në mënyrë precize nga Ylli Rakipi, do të deklaronte se ai ka pasur vetëm një kasetë të vetme (pjesa e parë e videos poshtë).

Pra është e qartë se Taulant Balla si përfaqësues i rilindjes ka edhe më shumë kaseta dhe prova sesa i zoti i punës.

Krimet e luftës/ Edhe miqtë e Ramës e kthyen në boomerang fushatën e propagandës së rilindjes

Ky “lapsus” i vë vulën kësaj historie dhe tregon qarte se kush qendron pas saj, por nga ana tjetër, ai nuk e mbyll atë, sepse dëshmon se socialistët mund të prodhojnë sa prova të duan për të bërë realitet fabulën që kanë ngritur vetë.

©Lapsi.al

25 Comments

  1. Herë tjeter, kur te flisni mbi Taulant Pallën, lajmeroni publikun se behet fjale per skena te dhunshme dhe per pamje te frikshme, se koka e tij me 8 cepa mund te shkaktoje drame dhe terror tek ai qe e shikon

  2. Lulzim Bashës, që tashmë ka marrë dhe detyrën e shefit të morgut të Tiranës, duhet t’i jemi mirënjohës që nuk ka zgjedhur pozicione shumë makabre. Ka zgjedhur vetëm disa të vdekur në dyshem, para se të futen në frigorifer. Mund të kishte zgjedhur dhe mjekun, duke e çarë trupin e të ndjerit, dhe të ulëriste gjithë populli: “Shiko si i masakrojnë të vdekurit në morg”.

    Ndaj në këtë aspekt, është treguar mesatarisht i moderuar. Them se është treguar i tillë, pasi njeriu i tij në morg është përditë dhe mund të na çojë dhe foto më makabre.

  3. Kaseten e Griseldes se Kavajes ,te dasmes se Erion pordhes,te drurit qe hengri Merua nga Gjoleka,po te gjyqit te Kristaqit me Edin i ka ky golloveshi ,e shume kaseta te bemave te ripjerdhjes ,po kur ngelen shqiptaret ne dore te ketij trapi te udhehiqen vaj medet.

  4. Ja dhe shoku Tao Balla,
    pra kokrra katundarit,
    ky goje shtremberuar,
    nga Vegla e Kryetarit,
    eshte simboli i servilit,
    kaptin bull katundari,
    fiks kampioni i debilit,
    ne kuvend me Gomari.

  5. Argita Berisha ka blerë tokën rreth një vit pasi Berisha erdhi në pushtet në 2005.

    Deri në atë kohë, bëhej fjalë për një përpjekje të një ndërtuesi që të kthente një tokë të mbushur me gjarpërinj dhe zonë kënetore, në një fshat me shtëpi modeste.

    Por ardhja e Argitës ndryshoi gjithçka. Investimet qeveritare erdhën pas saj. Papritur u zhbllokuan fonde për rrugën drejt Lalzit duke e kthyer destinacionin ku më parë arrinin vetëm fuoristradat e diplomatëve të ngeshëm, në një rrugë të arritshme nga të gjithë dhe vetëm 45 minuta larg Tiranës.

    Argita solli me vete të tjerë. Ish-ministra dhe deputetë të PD-së kanë vilat e tyre në këtë fshat, përfshirë drejtorë që e nisën karrierën nën yllin e Argitës dhe njësoj si ajo nuk kanë asnjë shpjegim të besueshëm për burimin e të ardhurave të tyre.

    Çmimet e vilave në fshatin turistik u rritën menjëherë. Dhe vazhdojnë të rriten edhe sot, ndërkohë që ngjitur ja ndërtuar Lura 2 dhe Lura 3 por asnjë nuk ka sipërfaqen dhe afërsinë me detin që ka vila e madhe e Berishëve.

  6. I,paemer i ores 09 27 vazhdo dhe bjeri sumes se fajin e ka Berisha mos ler asnje momet pa ja ngrene muti Sales dhe mua.

  7. Nuk ja vlen fare të meresh me historinë tepër banale të sajuar të gjorin Bellanicë, sepse ai vetë e ka pohuar që nuk është në gjëndje normale psiqike . Mjafton të kujtojmë bisedën e tij me të vdekurit të cilëve ju mer cigare.
    Farsa e fundit në studion e Open të Top Channel, me protagonistë Tao Pallën, Carlo Bollinon e gazetarin Dyrnjaja e vetë moderatoren Eni Vasili, u kthye në një komedi në vetvete.
    Po e filloj me këta dy të fundit.
    E kemi parë disa herë Ramën që ta ofendojë gazetaren Eni Vasili me ato manierat e tij harbute.
    Mbaj mend se në një takim me studentët protestues të organizuar nga Dyrnjaja, kur Rama iku fare nga mëndja kur disa studentë e demaskuan me forcë, e ai shtyu tutje me forcë sa desh e rrëzoi Dyrnjanë, dhe desh ta drejtonte vetë emisionin.
    Shtoj këtu që janë të njohura skenat e përplasjes se drejtorit të informacionit të këtij televizioni, Ben Blushit e “asambleja socialiste” e mbledhur në Elbasan, ku Blushi me Ramën veç që nuk bënë boks me njeri tjetrin.
    Si është e mundur pra, me çfarë dinjiteti njerëzor këto tre personazhe të ofenduar harbutërisht nga Rama, i bëjnë atij jo vetëm avokatin mbrojtës, por marin edhe rolin e prokurorit kundër kundërshtatarëve të tij politikë ?
    Sa për Tao Pallën e arsyetimet e tij primitive katundareske, nuk ja vlen të zgjatem,. Atij mjafton ti shohësh kokën katërqoshelie, e kupton se me kë ke të bësh.
    Ndërkaq në studion e Eni Vasilit, një personazh permanent është bërë italiani Bollino.
    Zakonisht Eni e vendos ate në krahun e saj, kurse në paraqitjen e fundit, meqë lidhja ishte on linë, patëm “kënaqësinë” të shohim gjithë kohën përballë fytyrën e tij si të ngrënë nga grenzat, që nuk e dijmë se për çfarë arsye i gjori bën ca grimasa të shëmtuara me buzët e tij.
    Përballë tyre , kishim dy personazhe mediatike, kritikë të qeverisë, Bushatin e Gjekmarkun, të cilëve si moderatorja, edhe tre prokurorët e tjerë, nuk i linin të flasin e i zhurmonin me stilin spiropalist.
    Që ky televizion ka marë përsipër të bëjë prokurorinë ndaj opozitës, këtë na e bënte të qartë gazetari “i sinqertë” Dyrnjaja, që vazhdimisht fliste në emër të “ne”.
    Po sipas disa rregullave të drejtësisë, “të pandehurit” kanë të drejtën që të kundërshtojnë që prokurorë apo gjykatës të tyre të jenë persona me konflikt interesi.
    Dihet se për drejtorin Blushi, ka një akuzë të çuar në prokurori, që i demaskon lidhjet e tij me aferën korruptive të qeverisë me inceneratorët.
    Bollino gjithashtu është akuzuar si një bos mediatik që ka përfituar në rrugë korruptive nga qeveria..
    Për Tao Pallën nuk ja vlen të zgjatemi për konflikt interesi.
    Po çfarë arsyesh ka dueti Vasili e Dyrnjaja që i janë futur valles s[ gjyqit për opozitën ?

  8. Njerezit po vdesin si qente e vazhdon katundari mafioz Balla e Bollino flasin pa turp. Kaq ka rene poshte Rama se nuk i terheq keta nda idiotizmi.

  9. TAULANTIT DUHET ME I TERHEQ ZVARR KETE PALACO QE SLA DRU NE PYJET E LIBRAZHDIT ELEBASANIT DHE DIBRES PA PRE KY MASKARA QE DHE NJERI SESHT KY DUHET TE TERHEQET ZVARR NJESOJ SI BUSTIN

  10. Qindra personalitete shkruan dhe ngushëlluan dje, ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, me përjashtim të atij që e kish detyrim i pari.

    Sali Berisha e kishte zv/kryeministr por si zakonisht e kishte hedhur rrugve sespe ashtu ka bërë 100% me çdo numrrat dy në parti.

    Unë po ju kujtoj që ai nxori nga partia gjithë nunrat 2 dhe zv/kryeministrat.

    Bashkim Kopliku

    Dashamir Shehi

    Gramoz Pashko

    Ilir Rusmaili

    Bamir Topi

    Gazmend Oketa

    Jozefina Topalli

    Vet i zgjidhte dhe vet i denigronte.

    Vet i bënte heronj dhe pastaj i bënte tradhtar.

    Sali Berisha i hedh rrugve duke i vrarë politikisht, por më pas hyn në hasmëri për së gjalli dhe për së vdekuri.

    Aq shumë i urren sa nuk i uron dot as kur ndrrojnë jetë.

    Mos e shihni Berishën me kostum dhe kollare, sepse aty nuk do e dalloni shpirtin e tij.

    Populli thotë:“Djalli fshihet në detaje”

  11. Imagjinoni për një moment se si do të shpërthente Topi i Kannaleve e Tao Palla kundër Bashës, nëse ky do ta kishte shpallur publikisht se ësht miku i Vuçiçit ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu