• |
ide | kryesore

‘Një ditë do të luajmë futboll bashkë’: Pele i dëshpëruar për ndarjen nga jeta të Maradonës

-Instant, Sport



Kampioni i botës në 1986 Diego Maradona është ndarë nga jeta për shkak të një krize kardiorespiratore, ndërsa ishte duke rikuperuar pas një operacioni në tru. Shumë klube kanë shprehur nderimin e tyre për simbolin argjentinas e nuk mund të bënte ndryshe legjenda braziliane e futbollit Pele: “E sigurtë është se një ditë do të luajmë futboll bashkë në qiell,” ka shkruar Pele në një komunikatë të shkurtër.

Pele e Maradona janë konsideruar më të mirët e të gjithë kohëve. Të dy kanë luajtur një rol jetësor për vendet e tyre respektive. Maradona ka ndihmuar Argjentinën të fitonte Kupën e Botës në 1986, ndërsa Pele e ka fituar trofeun tre herë. Të dy legjendat janë shfaqur shumë herë bashkë dhe kishin një respect e miqësi të madhe për njëri-tjetrin.

Maradona ishte duke stërvitur klubin argjentinas të Gimnasia de La Plata. Ai ka luajtur futboll për Boca Juniors, Napoli e Barcelona dhe është adhuruar nga miliona njerëz në botë për aftësitë e tij me topin. Ai ka luajtur dy vjet në Nou Camp përpara se të kalonte tek Napoli, ku luajti për 7 vjet dhe shënoi mbi 100 gola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *