• |
ide | kryesore

Dhoma mortore e Maradonës në pallatin presidencial: autopsia tregon shkakun e vdekjes

-Instant, Sport



Ps tronditjes e dhimbjes, tani nuk mbetet gjë tjetër vec kujtimit: vdekja e Diego Armando Maradonës ka shokuar botën e futbollit e jo vetëm. Dhoma mortore është vendosur në Casa Rosada, pallati presidencial argjentinas, në Buenos Aires ku populli albiceleste është mbledhur për lamtumirën e fundit të heroit të saj. Ndërkohë, rezultatet e para të autopsisë tregojnë për “insuficencë kardiake akute” si shkak i vdekjes.

Trupi i Diego Armando Maradonës do të prehet sot në varrezat ‘Jardin de Bella Vista’, në vendin ku ishin varrosur më herët nëna dhe babai i tij (Doña Tota, e cila vdiq në 2011 dhe Don Diego, që u nda nga jeta në 2015). Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi Sebastian Bianchi për AFP. E krijuar në vitet 1980, bëhet fjalë për një varrezë private, e rrethuar me gjelbërim, 35 kilometra nga Buenos Aires.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *