• |
ide | kryesore

Kosova, me shpejtim drejt Vetëvendosjes

-Instant, 1, Ide

Ajo që ka ndodhur këtë të djelë në Podujevë e kapërcen cakun e një palë zgjedhjeve të parakohshme lokale. Duke mundur së bashku, edhe partinë e Isa Mustafës edhe PDK-në, liderët e së cilës gjenden në Hagë, Albin Kurti dhe kandidati i tij Shpejtim Bulliqi, nuk kanë fituar një komunë. Ata mposhtën tok kastën e vjetër, i dhanë dërrmën në bastionin e tyre sharlatanëve politikë të tipit Agim Veliu, zhvlerësuan me përbuzje manovrat meskine të Isa Mustafës dhe i hoqën tullën e fundit një qeverie që qëndron në detyrë kot së koti, pa mbështetje popullore. 


Në këto zgjedhje lokale, të zhvilluara në një nga zonat që LDK-ja i fitonte tradicionalisht, Vetëvendosja arriti të grumbullojë shumicën absolute (51.6%) duke shmangur madje dhe turin e dytë.


Natyrisht, shpjegimi i kësaj fitoreje, sado spektakolare të ngjajë në dukje, është tepër i thjeshtë në realitet.

Garën Albin Kurti dhe VV e patën tepër të lehtë me rraqet politike që kishin përballë. Ata shkuan drejt kësaj sfide me petkun e një force që u ishte bërë padrejtësi kur i rrëzuan nga pushteti me puç, marsin e shkuar. 

Ata shkuan me aureolën e faktorit të vetëm që sendërzonte votën popullore për ndryshim, të 6 tetorit 2019. Ata shkuan me moralin e atyre që e lënë pa drojë pushtetin duke mos vënë karrigen mbi interesat e Kosovës.

Dhe kë kishin përballë? 

Treshen më të diskredituar të partisë së vjetër të Rugovës, Mustafa- Hoti- Veliu, që tradhëtoi në mënyrën më të pështirë zgjedhësit e saj. Një parti, që ua kërkoi votën të vetëve duke thënë se do përmbyste shtetin e kapur nga Hashim Thaçi, dhe u shndërrua shumë shpejt në patericën e tij. Një parti që në opozitë përbetohej kundër mini Shengenit, e pastaj e firmoste pa kokëçarje në takimin më të padinjitetshëm që i rezervuan në zyrën ovale. Një parti që “besimin” e kërkonte me Vjosa Osmanin dhe, pasi mbaronte zgjedhjet, e përjashtonte atë pa iu skuqur fytyra se pati mashtruar.  

Bashkë me të humburit u rendit edhe PDK-ja, e cila nuk rikuperoi dot aspak nga situata patetike e krijuar pas marrjes së liderëve të saj në Hagë. Kjo parti, që prej vitesh është kacavjerrë pas pushtetit, po paguan edhe çmimin e gjatë të keqeverisjes, por edhe dorën e fshehtë të ish presidentit.

Mbi Partinë Demokratike ende rëndon hija e Hashim Thaçit për rrëzimin e një kabineti të ligjshëm në kulmin e pandemisë, për manovrat okulte që përdori së bashku me ambasadorin Grenell, për qëllime të mbrapshta, për përdorimin e paskrupullt që ai u bëri deri në fund liderve burokratë të LDK-së.

Rezultati qe si një lakmues për të kuptuar atë që ndodh realisht në gjithë vendin.

Vetvendosja fitoi e vetme kundër të tërëve, pasi të gjithë u bënë bashkë për të mbrojtur status quo-në; Për të ndërtuar koalicione, qëllimi i të cilave është vetëm të grabisin shtetin; Për të vënë në punë të njëjtin mekanizëm, që i përzgjedh njerëzit, nga bordet publike deri te kryetari i shtetit, jo në funksion të meritave, por të pazareve.

Në këtë kuptim, zgjedhjet e së dielës në Podujeve ishin një klithmë, se në gjendjen ku ndodhet, Kosova ka nevojë urgjente për ndryshim. Se njerëzit duan shpagim për talljen që iu bë në marsin e kaluar. Se votuesit po kërkojnë të rikthejnë me votë dhe institucionalisht, legjitimitetin që një kastë ua vodhi pabesisht.

Natyrisht, nga pikpamja taktike, ndonëse fitoi me Bulliqin, Vetëvendosjes nuk i leverdis një rikthim i shpejtë në pushtet. Në këtë situatë pandemie, me pasojat afatgjata ekonomike që ajo do të lërë, me sfidat e ardhshme të dialogut me Serbinë, qeverisja është një patate e nxehtë, që askush s’do të donte ta mbante në duar. 

Por, paradoksi është se ajo e ka luajtur aq fort kartën e diskreditimit të kastës së vjetër dhe politikanë të tipit Mustafa, Veliu, Hoti janë përpjekur aq shumë për t’i vërtetuar tezat e saj, sa e kanë pamundësuar çdo alternativë tjetër.

Prandaj, sot, Kosova ka më nevojë të shpejtojë drejt Vetëvendosjes, sesa kjo e fundit të nxitojë drejt pushtetit. 

©Lapsi.al

11 Comments

  1. Hartim shume I bukur per ata qe nuk dine te qeverisin.
    Te fitosh nuk dmth se di te qeverisesh
    Edhe budalla fiton,por pastaj ben shurren ne breke nga injoranca.
    Kurti aty ishte ,por u tregua pordhac,I paafte per qeverisje,kalama mahalle.
    Veten budalla I gezohet fitores.

  2. Edi Rama , Kryeministri me i suksesshem i te gjitha kohrave ne Shqiperi ! Edi Rama , Kryeminister edhe ne Mandatin qeverises 2021 – 2025 , ku Sovrani Popull do ti jape Fitoren Spektakolare PSocialiste dhe Rilindjes Socialiste me mbi 75 deputete te saj.!!❤💪✍ / Sa per LVV te atij rrk… Albinit , “shpejtimi” sipas LAPSI.AL te palaços analist e gazetar Bushat , nuk do te jete gje tjeter veç nje disfate e dyte per Kosoven dhe Popullin e saj. LVV , nuk eshte gje tjeter , veç nje levizje pro Rusise dhe Serbise , levizje qe mbeshtetet nga LSI= LESHELI dhe “Allendeja albanese” ne presidencen e Opozites se rrugeve dhe palaçove keshilltare si Blush e Dervish , qe nuk rreshtin se vjelluri vrer ndaj Sovranit Popull me 75 deputete te PSocialiste dhe Edi Rames !

    1. Rrofte Pleniumi i PPSH me ne Krye Gramoz Ruci, Rrofte Fronti Demokratik me ne Krye Erion Brace, Rrofte Bashki i Grave me ne Krye Spiropalin…Rrofte Spitali 5 qe i jep shprese per kurim ketij populli per njerezit si ti

  3. Shifrat flasin vete. VV deshirohet e pranohet nga populli. Demokracia fuksionon normal me votat popullore dhe jo me intriga e pazare ferrash. 51% i VV nuk eshte monizem por vullneti i popullit. Klasa politike e Kosoves te ulet e te arsyetoje se keshtu si po qeveriset Kosova demi eshte i popullit te saj. Vendi duhet te shkoje ne zgjedhje me qetesi e ne kohen e duhur. Mbajtja e pushtetit me pazare kulisash nuk eshte e pranushme mga populli i kosoves. Zgjedhjet ne Podujev e thone qarte.

  4. Si fort i tepruar më duket entuziazmi i Bushatit për këtë fitore “të madhe” të VV në Podujevë.
    Qoftë në Shqipëri e qoftë në Kosovë, historia e “fitorjeve” të socializmit janë hija e zezë që i lanë shqiptarët 30 vite pas përmbysjes së perandorisë komuniste, akoma në një demokraci foshnjore.
    Partia socialiste po qeveris “me shumicë votash” Shqipërinë në këto tetë vitet e fundit.
    E kush ja pa hajrin kësaj “shumice” ?
    E kush ja ka parë hajrin shumicave socialiste në gjithë botën ?
    Sa i sinqertë është patriotizmi socialist ?
    A ka pika përputhje midis internacionalizmit socialist e patriotizmit socialist ?

  5. VV eshte nje idealizem utopik sepse nuk udheheq dot ne nje bote eksplozive kapitaliste, aq me teper qe Kosoven nuk e lene te krijoje shtet.
    Kurti deshte 100 dite qe te krijonte qeverine dhe iku mbas 50 ditesh sepse nuk e njeh oportunizmin politik.
    S
    Aty te rrije sepse prap do ta heqin ose eshte i hequr.
    Bushati mban nje premtim qe nuk zgjidh asgje ,thjesht nje opinion subjektiv nga nje X-njeri.

  6. Ju kujtohet kur lujten njiher basketboll
    politikanet Rama basha etj .

    Mbasi mbarun ndeshjen e hyjne ne dush ,
    natyrishte dushe te hapura per sportiste ,
    Basha i afrohet Ramos duke ja ngul syt
    ke ai qe i varej Ramos dhe duke qeshur ter zili pyet :

    Hej Rame ,
    c’e ke ate Zorre qe te varet si ato te Zjarfikses ?
    Eshte i vertet ?
    Pa silikon ?

    Rama qe mezi mban te qeshurin i thote ;
    Ku te shkojne syt mor Hollandes .

    Nqs do me u siguru , kape njiher me dor !
    Te bindesh .

    Basha i skuq deri ne maje te vesheve i thote ngadal.
    Qejf kisha ta provoja ,
    por jo ktu .
    Kurdis nos pritje ne Kabinet ,se e kam peng ate vendin

  7. Prit gomar te mbije bar
    Pavaresisht sine hoqi amerika, kurti per vete tregojo qe ishte autokrat, inatci dhe ballkanas ne thelb. Ti and loqja vazhdo ti thuash mutit mashalla daku

  8. Lulzim Basha e vlerësoi biznesmenin Shefqet Kastrati si bamirës, një njeri që po u ndërton shtëpi të prekurve nga tërmeti.

    Natyrshëm lind pyetja: Çfarë e ka shtyrë Lulzim Bashën të ndryshojë mendim për Kastratin, që dje e shndërroi nga oligark të Edi Ramës në bamirës?

    Ajo që dihet është se veç Kastratit, Lulzim Basha ka etiketuar si oligarkë edhe biznesmenë si Agron Papuli, por këtë të fundit nuk e përmend më që prej ditës kur mori një vilë në rezidencat “Long Hill”, që janë pronë e Papulit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu