• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Vrasja e shqiptarit në Spanjë për larje hesapesh

Arkiva, Lajme, Të fundit



Garda Civile në Spanjë ia ka faturuar një krimineli të dhunshëm nga Totana ekzekutimin e një shqiptari, trupi i të cilit u gjet në lumin Guadalentín në 2019.

Shqiptari u ekzekutua me dy plumba, ngjarje e ndodhur sipas mediave lokale, për larje hesapesh. A. Deda, 44-vjeçar, jetonte prej vitesh në Spanjë.

Mediat vendase shkruanin në atë kohë se trupi i pajetë i shqiptarit kishte shenja të qarte dhune para ekzekutimit, duke shtuar se vrasja kishte tipare mafioze, ndoshta për larje hesapesh që kanë të bëjnë me trafikun e drogës.

Ishte një banor lokal që lajmëroi në atë kohë Gardën Civile për praninë e një makine në brigjet e lumit, e cila nuk kishte lëvizur nga vendi prej ditësh. Pas kontrollit, policia gjeti trupin e pajetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *