• |
ide | kryesore

“Instikti e shpejtësia e mendimit”: ja çfarë shpëtoi Grosjean, xhami i kaskës i të cilit ishte deformuar nga nxehtësia

-Instant, Sport



Stërvitje e instikt, kurajë e kthjelltësi: ka gjithcka të tillë në rrëfimin e doktorit Ian Roberts e të ish-pilotit Alan van der Merwe, anëtarë të ekuipazhit të Medical Car që ndiqte grupin e makinave menjëherë pas startit të Cmimit të Madh të Bahrein. E pastaj faktor është edhe adrenalina që katapultoi Romain Grosjean jashtë celulës së sigurisë së makinës së tij Haas në flakë e – pa harruar – një dozë të madhe fati…

“Po ndiqnim grupin e makinave pas startit. Pamë një flakë e kur arritëm në vendngjarje një skenë të pabesueshme: gjysmën e makinës me drejtim të kundërt në pistë e pastaj një re tymi përtej barrierave. Pashë Romain që tentonte të dilte, duhet ta ndihmonim. Një komisar përdori fikësen që kishte sasinë e duhur për të ulur flakët ndërsa Grosjean po lirohej për të kapërcyer guard rail. Ishte shumë i tronditur e xhami i kaskës ishte i deformuar nga nxehtësia. Duhet ti hiqnim kaskën për të kontrolluar gjendjen e tij. Ndjente dhimbje në një këmbë e tek duart për shkak të përplasjes e djegjeve”.

Në dëshminë e tij Alan van der Merëe, ish-pilot e prej një dekade pilot i Medical Car, ka nënvizuar stërvitjen të cilës i nënshtrohet skuadra mjekësore e Botërorit, si vendimtare në ndërhyrjen efikase në makinën e Grosjean: “Përgatitemi në mënyrë skrupuloze, edhe duke bërë simulime, por kjo gjë ishte e cmendur: të mbërrije aty e të shihje gjysmën e makinës pa kuotuar ku ishte tjetra e një flakë të madhe, beh… është cështje sekondash, vendimesh të shpejta. Nuk kisha parë kurrë dicka të tillë. Ishte dicka e re dhe e panjohur. Në ato momente përgatitja duhet, por pjesën tjetër e bën instikti e shpejtësia e mendimit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *