• |
ide | kryesore

Pamje të reja nga koncerti virtual i Dua Lipës (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Dua Lipa, të premten mbajti një koncert virtual për të gjithë admiruesit e muzikës së saj.

‘Studio 2054’ mbante titullin mbrëmja, në të cilën bukuroshja dhuroi një performancë të mahnitshme, përfshirë këtu interpretimin e hiteve më të mëdha të karrierës së saj disavjeçare. Megjithatë pas mbarimit të këtij spektakli, Lipa falënderoi të gjithë ata që e ndoqën e po ashtu ndau disa pamje të tjera nga koncerti.

Në imazhet e reja e me veshje të ndryshme, 25 vjeçarja mori gjithë vëmendjen me paraqitjen e mrekullueshme.

Ajo gjithashtu kishte pas vetes edhe një sërë valltarësh duke e bërë kështu koncertin edhe më atraktiv. Performanca e Duas gjithashtu u mundësua të ndiqej edhe nga Kosova, ndërsa ‘Sunny Hill’ shpërbleu pjesëmarrësit e festivalit me 50% zbritje në biletat. 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *