• |
ide | kryesore

Vetëvrasjet në spitalet Covid/ Prokuroria pushoi hetimet për njërin nga rastet

Arkiva, Lajme, Të fundit



Për të gjitha ngjarjet e vetëvrasjeve të pacientëve në spitalet Covid në kryeqytet, Prokuroria e Tiranës ka kryer veprime hetimore për të konstatuar nëse ka ekzistencë të veprave penale dhe persona përgjegjës për to.

Burime pranë prokurorisë konfirmuan se për një prej rasteve, është vendosur mosfillim i çështjes penale. Për katër ngjarjet e tjera, vijojnë verifikimet paraprake. A2 raportoi se në secilën prej ngjarjeve, hetimi është kanalizuar në verifikimin e rrethanave, nëse janë konsumuar dy vepra penale, ajo e “shtyrjes në vetëvrasje” dhe ajo e “mjekimit të pakujdesshëm”.

Thelbi i hetimit është vërejtja e fakteve nëse viktimat i janë nënshtruar ndonjë veprimi, sjelljeje apo trajtimi jonjerëzor që mund t’i ketë shtyrë drejt vetëvrasjes. Po ashtu, prokurorët verifikojnë nëse ka pasur neglizhencë apo gabime nga mjekët gjatë kurimit të tyre në spitalet COVID.

Në rastin për të cilin është vendosur mosfillim i hetimit, prokurori ka argumentuar se nuk provohet asnjë nga këto rrethana. Bazuar në deklarimet e mjekëve, ka rezultuar se pacienti ishte shfaqur agresiv dhe i dhunshëm ndaj stafit mjekësor dhe të tjerëve dhe se hiqte aparaturën e frymëmarrjes. Për këtë shkak, stafi e ka veçuar në një dhomë pa pacientë të tjerë dhe pa ballkon, si edhe i kanë lidhur duart me fasho.

Sipas të dhënave, ngjarja tragjike është shënuar në momentin që infermierja shkoi të kërkojë ndihmën e kolegëve për qetësimin e tij. /A2



1 Comment

  1. PSE NUK BENI NJE HETIM LAPSI A NDONJE TIETER MEDIA E PAVARUR CFARE NDODH ATJE BRENDA !

    DY KONTAKTE TE MIAT THONE QE ATJE ESHTE ME KEQ SE NJE CMENDURI, NGA VUAJTJET QE SHOHIN, ZHURMAT ETJ.
    NQS SPITALI NUK DEL GARANT PER TE SIGURUAR JETEN NGA KEQTRAJTIMET, TI LENE FAMILJARET TE FUTEN BRENDA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *