• |
ide | kryesore

Turqia provokon Greqinë, njofton stërvitje ushtarake në jug të Kretës

-Instant, Lajme, Planet



Turqia ka njoftuar stërvitje ushtarake të hënën e ardhshme, në një zonë në jug të Kretës. Ditën e sotme shteti turk ka lëshuar kështu një NAVTEX të ri.

Sipas direktivës detare 1509/20 të lëshuar nga Stacioni i Antalias, ushtrimet ushtarake do të mbahen të hënën në një zonë në juglindje të Kretës.

Kujtojmë se të premten është lëshuar një NAVTEX, për ushtrime në zonën midis Rodosit dhe Kastellorizo.

Kjo lëvizja nga Ankaraja zyrtare vjen vetëm 24 orë para samitit të 10 nëntorit, ku do të diskutohet sërish çështja e Turqisë dhe Greqisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *