• |
ide | kryesore

Ministri italian i shëndetësisë: Të mos ulim vigjilencën gjatë festave të fundvitit

-Instant, Lajme, Planet



Kufizimet antiCOVID-19 u lehtësuan në disa rajone të Italisë, falë uljes së presionit mbi spitalet dhe stabilizimit të kurbës së infektimeve. Megjithatë ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, paralajmëroi kundër çdo uljeje të vigjilencës.

“Nëse ne ulim vigjilencën tonë në këtë kohë, rrezikojmë ta gjejmë veten në janar-shkurt me një rritje të re të infektimeve, duke mos mundur ta përballojmë atë”, tha ai.  Qeveria italiane ka krijuar një sistem me tre ngjyra për të dalluar rajonet sipas rrezikut përballë COVID-19: e verdhë (rrezik i moderuar), portokalli (rrezik i ndërmjetëm) dhe e kuqe (me rrezik të lartë).

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *