• |
ide | kryesore

Boks/ Arrestohet sfidantja për titull: akuzohet për vrasjen e bashkëshortit në Zvicër

-Instant, Sport



Akuza është e tmerrshme: vrasje e bashkëshortit. Ish-sfidantja për titullin kampion bote në boks Viviane Oberauf, 34 vjec, braziliane por rezidente në Zvicër, nga java e kaluar është mbyllur në burg si e dyshuar kryesore për vrajen brutale të një burri që për shkak të privatësisë përcaktohet vetëm “Thomas”, por në realitet është bashkëshorti Marco Tagliavini, 61 vjecar, martuar në 25 janar.

Vrasja, në fund të tetorit, kishte tronditur qetësinë e Interlaken, lokalitet i famshëm alpin në Zvicër, ku Tagliavini ishte shumë i njohur: burri u gjet i vdekur në apartamentin e ciftit me plagë të mëdha në trup të pësuara gjatë një agresioni të dhunshëm, sipas ndërtimit të ngjarjes nga policia zvicerane, që pas disa javë jetimesh gjeti të dyshuar për vrasje të shoqen. Ndërkohë janë kontrolluar banesa, që ndodhet sipër restorantit, e palestra që gruaja hapi në këtë vend pas martesës.

Oberauf, me origjine nga Rio de Janeiro, pas një të kaluare si futbolliste e gjimnaste, në moshën 18 vjecare iu dedikua boksit, duke kaluar profesioniste në 2014. Kampione e Wbf International të peshave të lehta e Wba International super pupël, ajo është ndeshur njëherë edhe për titullin botëror Ibo kundër Chantelle Cameron (humbi në dhjetor 2017 ), një tjetër herë për atë Ibf superpupël, kundër Maïva Hamadouche (humbi në dhjetor 2018) e herën e tretë për atë Ibo super pupël kundër Terri Harper (humbi në nëntor 2019), ndeshja e fundit në një karrierë me rekordin e 14 fitoreve e 6 humbjeve.

Gruaja ishte arrestuar edhe më parë, kur në një klub nate në Londër gjatë festës së 30 vjetorit të lindjes, rrahu me grushte një burrë që tentoi ta përkëdhelte, duke kaluar disa orë në birucë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *