Aktorit fitues të ‘Oscar’ iu desh të kalonte shumë ditë në kujdesin mjekësor pasi humbi 11 kilogramë për të luajtur të mbijetuarin e një katastrofe globale në “The Midnight Sky”.

“Unë mendoj se po përpiqesha të humbja peshë shpejt dhe ndoshta nuk po kujdesesha aq sa duhet për veten time”, tha 59 vjeçari. “U deshën disa javë për t’u bërë më mirë dhe si producent nuk është aq e lehtë sepse ke nevojë për energji”, tha Clooney për Daily Mirror. Gjendja mund të jetë kërcënuese për jetën e tij, megjithatë aktori u lirua nga spitali brenda disa ditësh. Humbja e peshës nuk ishte ndryshimi i vetëm fizik që aktori i suksesshëm pësoi për rolin.

“Unë bëra po ashtu një mjekër të madhe dhe djali im e donte atë sepse ai do të fshihte gjëra në të cilat nuk do të dija derisa të filloja të punoja dhe do të isha si, ka diçka në këtë mjekër”, zbuloi Clooney. “Por gruaja dhe vajza ime ishin vërtet të lumtura kur ndodhi sepse ishte shumë e vështirë të gjesh një fytyrë nën gjithë atë rrëmujë”